Pavarësisht që situata me pandeminë në Komunën e Podujevës është rënduar, ushtruesi i detyrës së kryetarit, Nexhmi Rudari po e kundërshton mbylljen totale.
Rudari thotë se rastet me Covid-19 në këtë komunë, sikurse në të gjithë vendin janë shtuar dukshëm dhe se gjendja paraqitet e rënduar.
Ai thotë se deri më tani në këtë komunë me Covid-19 janë prekur rreth 1 mijë qytetarë, ku 29 prej tyre kanë humbur jetën.
“Gjendja në komunën e Podujevës paraqitet e rënduar në Republikën e Kosovës dhe në rajon, është rritë numri po thuajse në mënyrë eksponenciale i të prekurve me Covid-19. Vetëm deri më sot kemi dikund rreth 1000 mijë raste, prej ditës së parë prej 15 marsit, prej tyre 679 janë të shëruar, 248 raste aktive, dhe fatkeqësisht 29 kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-it. Pra është një gjendje bukur shqetësuese edhe për neve si qeveri lokale edhe për qendrat e mjekësisë familjare dhe sigurisht edhe për qytetarët e Kosovës”, tha Rudari për KosovaPress.
Megjithëkëtë Rudari që vjen nga partia e njëjtë me kryeministrin Hoti, thotë se një mbyllje e serishme do të kolapsojë bizneset në përgjithësi, e sektorin e gastronomisë bë veçanti.
Ai thotë se një shqetësim të tillë ia kanë përcjellë së bashku me kryetarët e tjerë të komunave edhe ministrit Zemaj.
“Sigurisht nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se t’i respektojmë masat që i merr Qeveria, edhe pse edhe në konferencën, takimin online që kemi pasur me ministrin e shëndetësisë edhe unë si ushtrues detyre të kryetarit të komunës, por edhe disa kryetarë të tjerë e kanë kundërshtuar mbylljen totale. E kanë rekomanduar ministrin që të merren masa të tjera, në bashkëpunim me qeverisjen lokale edhe me qytetarët t’i zbatojmë masat në përpikëri në mënyrë që të mos vie deri të mbyllja totale. Unë sot paradite kam pasur shtabin emergjent ku e kemi shqyrtuar situatën në komunën e Podujevës dhe pastaj kam pasur takim me përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë dhe i kam marrë shqetësimet e tyre të ligjshme. Unë konsideroj se nëse shkojmë deri tek mbyllja totale atëherë bizneset në radhë të parë gastronomia veç do të kolapsojë sepse ata edhe kështu janë në një situatë tepër të rëndë, edhe apeloj që Qeveria edhe bizneset e vogla siç janë kafiteritë, gastronomia, t’i ndihmojë sigurisht pasi të votohet pakoja për rimëkëmbje ekonomike”, thotë ai.
Rudari që është edhe kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, vë në pikëpyetje edhe zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të këtij muaj.
Ai thotë se do ta kenë shumë të vështirë që në këtë situatë t’i bindin qytetarët që të dalin në kutitë e votimit, për shkak të frikës ndaj Covid-19.
“Ne si subjekt politik edhe unë si kandidat jemi duke u përgatitur gjithsesi për zgjedhje sepse ato duhet të ndodhin herë do kurdo por unë vlerësoj se duhet organet përgjegjëse, relevante siç është ministria e shëndetësisë dhe instituti kombëtar i shëndetit publik të vlerësojnë situatën dhe pastaj t’i rekomandojnë komisionet qendrore zgjedhore për mbajtjen e zgjedhjeve. Me këtë numër që është duke u rritur unë ndaj shqetësimin me një pjesë të qytetarëve, që do ta kem të vështirë t’i bindim ata që të jenë pjesëmarrës në ditën e votimit për shkak të frikës që ata kanë me dal prapë në sipërfaqe për shkak të rritjes se numrit enorm të rasteve. E thash deri me tash, në komunën e Podujevës i kemi mbi 1 mijë raste, komuna e Podujevës fatkeqësisht ka hyrë në komunat me ngjyrë të kuqe ku shkalla e rrezikshmërisë është e lartë. Por nëse ata e vlerësojnë, Ministria e shëndetësisë dhe IKSHP-ja e vlerësojnë që procesi zgjedhor nuk do të ndikonte në përhapjen e mëtutjeshme të Covid-19, ne si parti dhe unë si kandidat jemi të përgatitur dhe jemi për t’u mbajtur zgjedhjet”, thotë ai.
Zgjedhjet për kryetar të Podujevës pritet të mbahen më 29 nëntor, ndërsa pos Rudarit postin e kryetarit e synojnë edhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga PDK-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës