LAJMI I FUNDIT:

Rritje e lindjeve të parakohshme këtë vit në Ukrainë

Rritje e lindjeve të parakohshme këtë vit në Ukrainë

Numri i lindjeve të parakohshme ose me komplikime është dyfishuar afërsisht këtë vit në krahasim me herët e mëparshme në Ukrainë, sipas zyrtarëve të spitalit.

Rritja e lindjeve të parakohshme thuhet se po ndodh për shkak të stresit dhe përkeqësimin e shpejtë të standardit të jetesës, gjë që po dëmton gratë shtatzëna, transmeton Telegrafi.

Derisa forcat ruse vazhdojnë me ofensivën e tyre përgjatë krahut lindor të Ukrainës, një mjeke ukrainase ka përshkruar se si ajo tani jeton në të vetmin maternitet të mbetur në rajonin e shkatërruar nga lufta në Donetsk për t’u kujdesur për foshnjat e lindura para kohe.


Para pushtimit të vendit nga Rusia, tre spitale në zonat e kontrolluara nga qeveria të rajonit të Donetsk kishin objekte për t’u kujdesur për foshnjat e lindura para kohe.

Megjithatë, njëri u godit nga një sulm ajror rus dhe tjetri u detyrua të mbyllej si rezultat i luftimeve – duke lënë në funksion vetëm maternitetin në qytetin e minierave të qymyrit Pokrovsk.

Tetiana Myroshnychenko, e vetmja neonatologe e mbetur në zonë, ka përshkruar se si jeton tani në spital dhe djali i saj trevjeçar e ndan javën mes qëndrimit në institucion dhe me babanë në shtëpi.

Mjekja shpjegoi se foshnjat në repartin e inkubacionit mbi tokë të spitalit nuk mund të shkëputeshin nga makineritë e tyre shpëtimtare dhe se largimi nga spitali, edhe nëse do të binte një sirenë sulmi ajror, do të ishte e pamundur.

Midis pacientëve të Myroshnychenkos është Veronica dymuajshe, e cila ka lindur para kohe.

“Nëse e çoj Veronikën në strehë, kjo do të zgjasë pesë minuta. Por për të, ato pesë minuta mund të jenë kritike”, tha Myroshnychenko. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori