LAJMI I FUNDIT:

Rritje e frikshme e vdekjeve në Nju Jork, që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona

Rritje e frikshme e vdekjeve në Nju Jork, që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona

Numri i viktimave të coronavirusit në Nju Jork, epiqendrën e pandemisë së COVID-19 në SHBA, ka shkuar në mbi 10 mijë, pasi që autoritetet e shëndetësisë në bilancin e numrit të përgjithshëm të vdekurve i kanë shkuar edhe 3.700 tjerë.

Është një rritje shqetësuese e vdekjeve në Nju Jork, duke tejkaluar kështu bilancin e përgjithshëm të vdekurve në SHBA për 17 për qind, raporton New York Times, transmeton Telegrafi.

Në rrugët e zbrazëta të qytetit më të madh kalojnë vetëm  veturat e ndihmës së shpejtë dhe të policisë, që vazhdimisht ndezin sirenat që paralajmërojnë se dikush mund të jetë sjell me urgjencë në ndonjë spital.


Autoritetet e shëndetësisë në Nju Jork kanë vërejtur edhe një fakt shqetësues: epidemia sipas gjitha gjasave në mënyrë indirekte ka ndikuar që numri i vdekjeve të rritet edhe tek personat që mund të mos jenë infektuar me COVID-19.

Në Nju Jork kanë vdekur më shumë se 3 mijë persona gjatë periudhës 11 mars – 13 prill, përqindje kjo shumë me lartë sesa që ka mundur të ndodh në periudhën e njëjtë të një viti të “zakonshëm”.

Edhe pse këto vdekje në mënyrë eksplicite nuk kanë qenë të lidhura me virusin, ata kanë mundur të mos ndodhin po të mos ishte shfaqur epidemia, për shkak të cilës sistemi shëndetësor është i mbingarkuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori