Ngecja e realizimit të reformave kamuflohet me kërkesën e Sofjes për përfshirjen e bullgarëve në preambulë gjë që ka çuar në rritjen e euro-skepticizmit në mesin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Në bazë rezultateve të anketës së realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në fillim të muajit (ndërsa rezultatet janë publikuar të dielën), 42.1 për qind e qytetarëve thonë se e kanë humbur besimin se Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo përqindje, në një anketë të realizuar katër vjet më herët ng ai po ky institut ishte vetëm 22.2.
Nga ana tjetër, rezultatet e anketës së realizuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” kanë nxjerrë në pah rezultatin e ngushtë për sa i përket besimit të qytetarëve nëse gjatë vitit 2023 Maqedonia e Veriut do të arrijë ta ndryshojë Kushtetutën, përkatësisht në preambulë t’i përfshijë bullgarët, dhe të vazhdojë procesin e negociatave.
Se kjo do të mund të ndodhë besojnë 38 për qind e qytetarëve të anketuar, ndërsa mosbesim kanë shprehur 39 për qind e qytetarëve të anketuar.
Dimitar Nikollovski nga “Eurothink” thotë për Radion Evropa e Lirë se fajësimi i faktorit ndërkombëtar nga ana e qytetarëve për presionin që të pranohet kërkesa e Sofjes zyrtare për përfshirjen e bullgarëve në preambulë shkon në favor të elitës politike pasi zbarkohet nga përgjegjësia për moszbatimin e reformave.
“Politikanët këtë e shfrytëzojnë si një lloj arsyetimi, madje e kanë më të lehtë t’i neglizhojnë kritikat që i adreson Bashkimi Evropian në raport me luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e gjyqësorit… në esencë qëndrimin në vendnumëro, ngecjet për sa i përket realizmit të reformave”, thekson Nikollovski.
Nga ana tjetër, Xhelal Neziri, nga Qendra për Gazetari Hulumtuese thotë se euro-skepticizmi në rritje te qytetarët e Maqedonisë së Veriut buron nga mungesa e një perspektive të qartë evropiane për vendin. Megjithatë edhe ai thekson se më problematik mbetet inkorporimi i vlerave evropiane në qeverisjen e institucioneve.
“Nëse ne nuk mund të integrohemi në Evropë për shkak të bllokadës bullgare ne ndërkohë kemi mundur të evropianizojmë shtetin. Kur them ‘ne’ fjalën e kam për elitat politike, të cilët është dashur të kenë një vullnet politik më të theksuar kur bëhet fjalë për reformat, për luftën kundër korrupsionit, dhe kur bëhet fjalë për demokratizimin e institucioneve, por këtë elita politike e ka kamufluar me bllokadat në procesin integrues”, vlerëson Neziri për Radion Evropa e Lirë.
Rezultatet e Qendrës për Strategji Evropiane tregojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të mendimit se Bashkimi Evropian ka qëndrim jokorrekt ndaj vendit. Ky hulumtim bën të ditur se 65 për qind e qytetarëve të anketuar konsiderojnë se qasja e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut është shantazhuese dhe e padrejtë, për sa i përket kërkesës për ndryshimin e Kushtetutës, si kusht që vendi të vazhdojë procesin e integrimeve.
Por, ambasadori i Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thekson se zbatimi i reformave është rruga e vetme që do ta çojë vendin më pranë familjes evropiane.
“Nuk do të ketë veto të re. Nëse ndryshohet preambula, në fazën e dytë nuk mund të ketë veto. Vendi duhet t`i përfundojë reformat dhe kjo është mënyra e vetme për të hyrë në BE, kurse procesi i skriningut do të tregojë se çfarë duhet të reformoni dhe fundja kjo është shumë më e rëndësishme se pozicioni bullgar”, thotë ai.
Neziri dhe Nikollovski ndajnë mendimin se procesi i reformave do të marrë hov në momentin që qytetarët e Maqedonisë së Veriut fajin për sa i përket bllokimit të procesit integrues, do ta kërkojnë tek elitat politike të vendit, përkatësisht pafuqinë për t’i vërë institucionet në shërbim të qytetarëve.
“Nuk mjafton të themi vetëm shtet ligjor, shtet i së drejtës, por këtu duhet shtuar dhe kërkesa për institucione demokratike – gjë që nuk e kemi – institucione që do t’i shërbejnë qytetarit dhe jo institucione që do ta rrjepin qytetarin”, thotë Neziri.
“Qytetarët janë të lodhur nga pritjet, tani në proces janë ndryshimet kushtetuese dhe i gjithë fokusi është vënë në to. Reformat janë lënë disi anash dhe pikërisht për këtë çdo ditë e më shumë ritet euro-skepticizmi sepse ndihen se japin shumë kundrejt asaj se që do përfitojnë me integrimin e vendit në BE”, thekson Nikollovski.
Për ndryshimin e Kushtetutës nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve përkatësisht 80 nga 1120 deputetë sa ka Kuvendi i Maqedonisë. Shumica parlamentare ka mbështetjen e 74 deputetëve, ndërkohë që opozita maqedonase, OBRM-PDUKM, është shprehur kundër ndryshimeve të Kushtetutës përkatësisht përfshirjes së bullgarëve në preambulë duke kërkuar garanci nga faktori ndërkombëtar se kjo do të jetë kërkesa e fundit nga fqinji lindor, Bullgaria, për të mos bllokuar procesin e integrimeve./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet