LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike rreth 3%

Rritja ekonomike rreth 3%

Rritja ekonomike në Kosovë prej 1 për qind në vitin 2014 dhe 3 për qind më 2015 është e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë, të varfërisë dhe për parandalimin e largimit të qytetarëve nga vendi, kanë thënë përfaqësues të Bankës Botërore në Kosovë.

Gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Evropën Juglindore, është thënë se Kosovës i nevojitet rritje ekonomike më e lartë, për të zbutur problemet thelbësore, siç janë papunësia dhe varfëria.

Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, ka thënë se investimet vendore dhe ndërkombëtare janë çelësi për të përshpejtuar rritjen ekonomike në Kosovë.


“Normat aktuale të rritjes ekonomike janë të pamjaftueshme për të rritur normat e punësimit dhe për të përmirësuar perspektivat ekonomike të kosovarëve. Kriza politike në vitin 2014, së bashku me ndikimin nga shpërthimi në termocentralin ‘Kosova A’, kanë dobësuar rritjen ekonomike në Kosovë edhe më shumë”, ka thënë Oltres

Ekonomisti i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Agim Demukaj, në konstatimet e raportit për ekonominë e Kosovës, theksoi se rritja ekonomike e cila ishte 1 për qind për vitin e kaluar dhe 3 për qind që pritet të jetë për këtë vit është e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë.

“Rritja ekonomike e cila vitin e kaluar ka qenë vetëm 1 për qind në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, apo 3 për qind sa pritet prej projeksioneve tona për sivjet është një rritje ekonomike e pa mjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë… Eksodi është si rrjedhojë e një situate ekonomike e cila thjesht nuk ka krijuar perspektivë për një nu mër të njerëzve”, theksoi Demukaj.
Raporti i Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore publikohet dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve në Praktikën Globale për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal të rajonit Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori