LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike në Eurozonë

Rritja ekonomike në Eurozonë

Rimëkëmbja ekonomike në Eurozonë ka qëndruar e zymtë në tremujorin e fundit të 2015-ës, pasi shifrat zyrtare treguan për një rritje me 0.3 për qind për të dytin tremujor radhazi.

Zgjerimi me 0.3 për qind tregon se ekonomia e bllokut të monedhës së përbashkët është 1.5 për qind më lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas shifrave, pjesë të rajonit kanë shfaqur të dhëna të dobëta, ndërsa ekonomia e Greqisë ka rënë në recesion, duke shënuar dy tremujor radhazi në tkurrje. Ekonomia e Greqisë u tkurr me 0.6 për qind, krahasuar me 1.4 për qind rënie në tremujorin e tretë.

Ndërkohë, Produkti i Brendshëm Bruto i Italisë u rrit me vetëm 0.1 për qind gjatë tremujorit të katërt, duke shtuar kështu shqetësime se rikthimi në rritje që filloi gjatë vitit të kaluar, pas 3 viteve në recesion, mund të jetë zbehur.


Të dhënat e dobëta të ekonomisë së tretë më të madhe në Eurozonë përbëjnë një disfatë për qeverinë e udhëhequr nga Matteo Renzi, pasi do ta bëjë më të vështirë për kryeministrin që të arrijë objektivat fiskale dhe mund të komplikojë bisedimet për buxhetin me BE.

Italia i ka kërkuar Brukselit t’i lejojë më shumë fleksibilitet në deficitin buxhetor për shkak të përpjekjeve në reforma, planit të investimeve dhe kostot e lidhura me emigrantët e sigurinë. Por vendi ka premtuar që raporti i borxhit me Produktin e Brendshëm Bruto do të nisë rënien në 2016-ën për të parën herë në 8 vite. Por, kjo bëhet më e vështirë nëse rimëkëmbja e ekonomisë qëndron e dobët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori