LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve me COVID-19, rikthehen dënimet për qytetarë

Rritja e rasteve me COVID-19, rikthehen dënimet për qytetarë
Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia ka dënuar 707 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar ligjin COVID-19.

Gjithashtu, Policia bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë shqiptuar 1405 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Vlen të ceket se në Kosovë javëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me coronvirus, ku të martën u konfirmuan 1 mijë e 765 raste. Për shkak të rritjes së rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masa të reja kundër COVID-19, të cilat dalin për miratim në mbledhjen që pritet ta mbajë Qeveria sot.


Ndër masat e propozuara është shkurtimi i orarit të punës për sektorin e gastronomisë si dhe disa kufizime sa i përket organizimit të dasmave.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ditën e martë ka zhvilluar një takim me krerët e institucioneve shëndetësore dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19, ku është diskutuar mbi gjendjen e krijuar.

“Arsyeja pse masat kufizuese do të ndërmerren e zbatohen në këta sektorë, është se shpërndarja më e madhe e virusit është evidente që po vjen nga grumbullimet e mëdha në hapësira të mbyllura dhe nga mosrespektimi i masave në fuqi”, ka deklaruar Vitia.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës. Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori