LAJMI I FUNDIT:

Rritja e normave e rrezikshëm

Rritja e normave e rrezikshëm

Pritja e gjatë mbi rritjen e normave të interesit mund të dëmtojë rimëkëmbjen e ekonomisë Britanike, dhe duhet ndërmarrë më parë se inflacioni të arrijë objektivin në 2%.

Politikëbërësja e Bankës së Anglisë, Kristin Forbes u shpreh se rritja e normave shumë herët mund të ulë vullnetin e kompanive për të investuar dhe atë të konsumatorëve për të shpenzuar. Por, vonesa në kohë për rritjen përpara një ndryshimi në politikat monetare, nxit shqetësimin se mos është tepër vonë. Mbajtja e normave në nivelin aktual të ulët gjatë një kohe zgjerimi ekonomik, rrezikon krijimin e disa deformimeve.

Kristin Forbes shprehet se normat e interesit duhet të rriten shumë përpara se inflacioni të arrijë 2% dhe se pritja e gjatë mund të rrezikojë rimëkëmbjen, veçanërisht nëse normat do të duhet të rriten më shpejt se ritmi gradual që pritet. Kristin Forbes, që është një akademike nga Shtetet e Bashkuara dhe një anëtare e vendosjes së normave të Bankës së Anglisë shprehet se, me një zhvlerësim të monedhës Kineze dhe me rënien e çmimeve të energjisë, ka ende pak kohë përpara se presioni i inflacionit të pllakosë Britaninë.


Banka e Anglisë shkurtoi normat në 0.5% gjatë krizës financiare në 2009-ën që atëherë i mbajti në atë nivel. Investitorët u kapën në befasi kur më herët gjatë këtij muaji banka deklaroi se vetën një nga 9 politkëbërësit e saj, Ian Mçafferty, kishte votuar për një rritje të normave gjatë takimit të Gushtit. Shumë ekonomistë parashikonin se dy ose më shumë anëtarë të komitetit të politikave Monetare (MPC) do të votonin për pro rritjes.

Në përditësimin e raportit tre-mujorësh të inflacionit, Banka theksoi se një fuqizim i fundit i poundi-t dhe një rënie e fundit e çmimeve të naftës do ta shtyjnë poshtë inflacionin deri të paktën në mesin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori