LAJMI I FUNDIT:

Rritet prania e bankave greke në Evropën Juglindore

Rritet prania e bankave greke në Evropën Juglindore

Prania më e madhe e bankave greke është në Bullgari dhe Maqedoni. Në fund të vitit të kaluar bankat greke kanë kontrolluar mbi 28% prej aktivave bankare të secilës prej dy vendeve. Të dhënat janë botuar në revistën ekonomike greke “Ekspres”.

Menjëherë pas Bullgarisë dhe Maqedonisë renditet Shqipëria, ku bankat greke menaxhojnë 20% prej aktivave bankare të vendit. Ndërsa në Serbi 19% prej kapitaleve bankare kontrollohen nga bankat greke.

Ekspertët kanë vlerësuar se bankat greke kanë rritur pothuaj tre herë praninë e vet në vendet e EJL dhe se po zgjerojnë akoma më shumë këtë prani.