LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e banesave në Maqedoninë e Veriut

Rriten çmimet e banesave në Maqedoninë e Veriut

Vëllimi i transaksioneve të pasurive të paluajtshme në vitin 2021 tejkaloi ndjeshëm nivelin para pandemisë dhe rritja e çmimit të banesave u përshpejtua dhe është mbi mesataren afatgjatë dhe tendencën afatgjatë. Çmimet e banesave u rritën me 6.1 për qind gjatë vitit 2021, me rritje më të ndjeshme se në gjysmën e dytë të vitit. Norma e rritjes së çmimeve të banesave në ekonominë vendase është pak më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila është 8.3 për qind, thuhet në Raportin për Stabilitetin Financiar të Bankës Popullore.

BPRMV, duke iu referuar Raportit, theksoi se rritja e çmimeve të banesave në një pjesë është reflektim i faktorëve nga ana e ofertës, si rritja e kostove të materialeve ndërtimore dhe efektet e pandemisë në ofertën e banesave në vitin paraprak.

“Përkatësisht, për shkak të pandemisë, një pjesë e punimeve ndërtimore u shtynë, kështu që oferta me ndërtesa të përfunduara u ul në vitin 2020, e cila tashmë po shënon rritje në vitin 2021. Rritje të ndjeshme shënon edhe numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara, gjë që tregon për rritje të mëtejshme të ofertës edhe në periudhën e ardhshme, në kushtet kur po rritet edhe numri i banesave të pashitura”, theksojnë nga BPRMV.


Nga atje theksojnë se edhe në vitin 2021 është regjistruar rritje solide e marrjes së kredive për banesa, si një nga burimet e financimit të transaksioneve të pasurive të paluajtshme, e cila kontribuon në ruajtjen e kërkesës në këtë segment të tregut.

“Kreditë për banesa gjatë vitit 2021 u rritën mesatarisht me rreth 14 për qind. Kushtet e favorshme të financimit me norma të ulëta interesi, si dhe rreziku më i ulët i kredive për banesa (të cilat kanë normën më të ulët të kredive me probleme prej 0.6 për qind) janë faktorë që kontribuojnë në rritjen e kreditimit për banesa për individët”, shtojnë nga BPRMV./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori