LAJMI I FUNDIT:

Rrihet barbarisht dëshmitari kryesor në rastin e Enver Zymberit (Dokument/Foto)

Rrihet barbarisht dëshmitari kryesor në rastin e Enver Zymberit (Dokument/Foto)

Njëri nga dëshmitarët kryesor për vrasjen e policit Enver Zymberi, Sllobodan Vuçiniq, është rrahur barbarisht nga disa persona, ndërsa për shkak të plagëve dhe gjendjes së tij të rëndë, është dërguar për trajtim mjekësor në Beograd, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur më 12 qershor rreth orës 21:30 në kafenenë ‘Dukat’ në Zubin Potok.


Sipas këtyre burimeve, viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën emergjente në Zubin Potok, për t’u transportuar më vonë në shok-dhomën e repartit të kirurgjisë të spitalit në veri të Mitrovicës, ndërsa të martën është dërguar me urgjencë në Beograd.

Bëhet e ditur se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë dhe në rrezik për jetën.

Burime të KosovaPress-it më tej kanë shtuar se dërgimi i viktimës për në Beograd është bërë qëllimshëm, ku janë përfshirë edhe pjesëtarë të BIA-s (Shërbim i Inteligjencës së Serbisë), vetëm për t’u eliminuar dëshmitari.

Mësohet po ashtu se policia në veri lidhur me këtë ngjarje, ka intervistuar vëllezërit Urosh dhe Millovan Bozhoviq.

2 3 4

“Me të kuptuar se Sllobodan Vuçiniq është dëshmitar i mbrojtur në rastin e vrasjes së Enver Zymberit, është organizuar sulmi ndaj viktimës, ku njëri nga organizatorët kryesor të sulmit dyshohet të jetë Miodrag Llekiq, aktualisht pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri, i cili bartë gradën e kapitenit dhe është njëri nga personat më me ndikim në strukturën komanduese të policisë për rajonin e veriut”, kanë thënë burimet.

Ndryshe, kapiteni Miodrag Llekiq së bashku me vëllanë e tij Millan Llekiq, po ashtu pjesëtar i policisë në veri, ishin suspenduar nga detyra për disa muaj gjatë vitit të kaluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, për shkak të hetimeve ndaj tyre që u zhvilluan në lidhje me vrasjen e Enver Zymberit.