LAJMI I FUNDIT:

RrGK dënon gjuhën e Mentor Shalës ndaj Doarsa Kica-Xhelilit: Çdo fjali e tij është seksiste e diskriminuese

RrGK dënon gjuhën e Mentor Shalës ndaj Doarsa Kica-Xhelilit: Çdo fjali e tij është seksiste e diskriminuese

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për ndërprerjen e gjuhës seksiste e mizogjeniste ndaj grave në politikë dhe vendimmarrje.

Kësaj radhe, Rrjeti ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësdrejtori gjeneral i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, i cili është drejtuar me gjuhë deputetes Doarsa Kica-Xhelili, e cila njëherit është edhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Media.

“Pa u lëshuar në polemikën ndërmjet Kica-Xhelilit e Shalës, gjuha e Shalës duhet dënuar, dhe si e tillë nuk përket askund, e aq më pak në televizionin publik- pagat e së cilit paguhen nga taksat e qytetarëve. Gjuha e Shalës është seksiste e diskriminuese ndaj grave, si dhe për më tepër mirëmban dhe riprodhon raportet veçse të pabarabarta shoqërore, ekonomike dhe kulturore ndërmjet grave dhe burrave”, thuhet në komunikatë.


Sipas tyre, “Çdo fjali e Shalës në publikimin e tij të bërë në rrjetin social Facebook është seksiste e diskriminuese”.

“Asnjë fjali e Shalës nuk është kritikë për punën e Kica-Xhelilit si deputete- post që ajo e mban nga votat e qytetarëve. Shala, thjesht nuk do të duhej të merrej fare me pamjen e deputetes Kica-Xhelili, apo të cilës do deputete tjetër”, thuhet në komunikatë.

LVV i reagon zv.drejtorit të RTK-së Mentor Shala për gjuhën denigruese ndaj deputetes Doarsa Kica-Xhelili
Lexo po ashtu LVV i reagon zv.drejtorit të RTK-së Mentor Shala për gjuhën denigruese ndaj deputetes Doarsa Kica-Xhelili

Shala ka thënë se “Gratë vazhdojnë të jenë pjesë konstruktive e proceseve politike në Kosovë, andaj RrGK e dënon ashpër çdo tentativë për zhvleftësimin e rolit të tyre politik përmes akteve seksiste dhe mizogjeniste. Gjithashtu, kjo praktikë e sfidon rrënjësisht arritjen e një shoqërie të barabartë, gjithëpërfshirëse, si dhe dëmton dhe aspiratat progresive të Republikës së Kosovës”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Gjuha seksiste është e papranueshme e sidomos kur ajo përdoret nga personat që punojnë në institucione publike dhe paguhen nga taksat e qytetarëve. Seksistët nuk e kanë vendin në institucione”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, Shala ka reaguar prapë pasi nxiti shumë reagime me postimin e tij, duke thënë se nuk e konsideron gjuhë ofendim ftesën për darkë ndaj deputetes.

“Nëse i thu dikujt bukuroshe dhe e fton për drekë ose darkë është ofendim dhe gjuhë e papranueshme, atëherë më vjen keq ku paskemi mbrri si shoqni! Nëse Doarsa është ofendu për këtë ftesë dhe kompliment i kërkoj falje, por nuk e pash asnjë reagim të saj. E juve bandave FAKE të fcb ju dëshiroj fat e lumturi”, shkruan Shala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori