LAJMI I FUNDIT:

Rreth 30 përqind e nxënësve të shkollave të mesme në RMV kryejnë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve

Rreth 30 përqind e nxënësve të shkollave të mesme në RMV kryejnë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve
Foto: Ilustrim

“Rreth 25 deri në 30 për qind e nxënësve të shkollave të mesme kryejnë një formë të dhunës ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, sipas një analize të sektorit joqeveritar të bërë vitin e kaluar në RMV”.

Këtë për AIM e deklari Lazar Nanev, kryetar i Gjykatës Themelore të Kavadarit dhe kryetar i Këshillit shtetëror për parandalimin e krimit ndaj të miturve.

Ai theksoi se sipas asaj analize shqetësuese, rreth 14 për qind e fëmijëve konfirmojnë se kanë qenë viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve apo bullizmit për një periudhë të gjatë kohore.


“Dhuna nga bashkëmoshatarët është temë që ka marrë vëmendje gjatë periudhës së kaluar, nga avokatët, psikologët, edukatorët, veçanërisht nga sektori joqeveritar. Kjo dhunë vjen si pasojë e shtrembërimit të vlerave në shoqëri. Fëmijët që kryejnë këtë lloj dhune zakonisht duan të tërheqin vëmendje. Në fillim ka pasur vetëm dhunë verbale dhe fizike nga bashkëmoshatarët, me tallje, por tani ka edhe dhunë psikologjike me kërcënime, dhunë përmes rrjeteve sociale”.

“Kjo dhunë e bashkëmoshatarëve, nëse nuk njihet dhe parandalohet, zgjat derisa viktima e bullizmit të dalë me një reagim të caktuar. Ndonjëherë, ai reagim mund të jetë po aq serioz sa vetë ngacmimi. Prandaj është e nevojshme të veprohet në mënyrë parandaluese në familje dhe shkolla, të njihet dhuna e mundshme e bashkëmoshatarëve dhe të reagohet me kohë”, deklaroi Nanev.

Problemi i dhunës së bashkëmoshatarëve është i kahershëm dhe veçanërisht aktual, pas vrasjes së djeshme të disa personave në një shkollë në Serbi dhe informimit në opinion se vetë vrasësi i mitur ka qenë më parë viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori