LAJMI I FUNDIT:

Rreth 3.1 milionë rusë janë më të varfër këtë vit

Rreth 3.1 milionë rusë janë më të varfër këtë vit

Banka Botërore thotë se rreth 3.1 milionë rusë kanë rënë nën nivelin e varfërisë, në një kohë kur ekonomia e këtij vendi po përballet me çmimet e ulëta të naftës në nivel botëror, si dhe me sanksione ndërkombëtare.

Vlerësimi, i bërë në një raport të lëshuar sot, thotë se bruto prodhimi i brendshëm ka zbritur për 3.7 për qind vitin e kaluar, dhe parasheh se kjo shifër do të tkurret edhe për 1.1 për qind më shumë këtë vit.

Rritja e vazhdueshme e varfërisë i kthen shifrat në nivelet e vitit 2007, thotë banka, “duke zhbërë rritjet e rreth një dekade”.


Kjo analizë paraqet të dhënat e fundit që theksojnë se sa shumë ekonomia ruse ka ngecur gjatë dy viteve të fundit. /Telegrafi/