Gati dy dekada jetë, Xhavit Haliti është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për kaq kohë edhe ka mbajtur pozitën e njëjtë në Kuvendin e Kosovës, si nënkryetar.
Krijimin e institucioneve të para të Kosovës, Haliti e sheh si një sfidë të radhës pas asaj të luftës.
“Krijimi i institucioneve të Kosovës ka qenë një lumturi e dytë pas luftës së fituar me UÇK-në dhe ndihmën e NATO-s”, rrëfen Xhavit Haliti, për RTV Dukagjini.
Nisjen e seancës së parë të Kuvendit pos emocionit e mban mend edhe për gjuhën jo të mirë mes kolegëve, mandej kjo rrymë thotë se e përcjell ende vendin e debatit për çështjet me rëndësi për shtetin.
“Futjen e parë në Kuvendin e Kosovës e kam pasur me emocione të mëdha, edhe pse shumica e deputetëve nuk kanë pasur harmoni. Nuk kemi arritur që të kemi një foto të përbashkët as në fillim e as sot, ashtu si ndodh në shumicën e kuvendeve në botë”, thotë Haliti, përcjell Telegrafi.
Në krejt punën e këtij institucioni ngjarja që e bënë më së shumti krenar është shpalla e pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2008. Por, sipas tij edhe në këtë date të veçantë nuk u bë një foto e përbashkët e të gjithë deputetëve.
Për krejt këtë periudhë në Kuvend, Halitit i ka rënë shpesh të kryesojë seancat. E, kjo pa dyshim ka bërë edhe të ketë shumë zënka e polemika me kolegë të tij. Ai jo rrallë edhe ka ndërmjetësuar, duke u munduar të qetësojë situata të pazakonta mes deputetëve të Kuvendit.
Në mesin e të gjitha këtyre, më së keqi thotë se është ndjerë pas zënkës me deputetin e LDK-së, Arben Gashi.
“Nuk kam pasur rast personal të veçantë. Vetëm në një rast nuk kam mundur të kontrolloj vetën”, thotë Haliti.
Me gjithë atë që ka ndodhur, Haliti legjislaturën aktuale që është e gjashta në radhë, po e vlerëson si punëtore, ani pse ka inate mes deputetëve.
“Nuk më pëlqen që një pjesë e deputetëve nuk përshëndeten mes vete. I takon dhe e kthejnë kokën andej, nuk e kuptoj pse ndodh kjo”.
Ai shpalos edhe moment qesharake që jo rrallë ndodhin në këtë sallë të rëndësishme ku vendoset për ligjet që rregullojnë jetën e qytetarëve të Kosovës.
Xhavit Haliti, për RTV Dukagjini konfirmoi se do të jetë pjese e politikës edhe në mandatet tjera.
Historiku i Kuvendit të Kosovës si një institucion demokratik nuk është i gjatë. Kosova në vitin 1999 ka dal nga lufta duke u ballafaquar me një tranzicion të dyfishtë. Seanca e parë inauguruese e Kuvendit të Kosovës u mbajt me 10 dhjetor 2001. Përkundër dallimeve të mëdha në rezultatet e zgjedhjeve, për shkak të situatës së tensionuar politike dhe ndikimit të faktorit ndërkombëtar, partitë politike vendosen që të krijohej një koalicion i gjerë, gjithëpërfshirës mes LDK-së, PDK-së, AAK-s, PSHDK-së dhe pakicave./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë