LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i ukrainases, Karolina: Rusët vranë ushtarin e tyre sepse dëshironte të më shpëtonte mua dhe nënën time

Rrëfimi i ukrainases, Karolina: Rusët vranë ushtarin e tyre sepse dëshironte të më shpëtonte mua dhe nënën time

Irina (52) dhe Karolina Perlifon (29), nënë e bijë nga Ukraina, u përpoqën të arratiseshin në muajin shkurt kur u sulmua qyteti i Kharkovit, Ukrainë.

Karolina deklaron se kur dy ushtarë rusë iu ofruan ndihmë dhe u përpoqën t’i fshihnin, kolegët e tyre qëlluan mbi ta. Karolina thotë se ushtarët rusë vranë një nga kolegët e tyre që u përpoqën t’i ndihmonin, shkruan gazeta britanike thesun.

Përveç ushtarit rus, u vra edhe nëna e Karolinas. Ajo u godit në kokë dhe vdiq në krahët e vajzës së saj. Një ushtar rus mbijetoi, por pësoi lëndime të rënda. Edhe Karolina u plagos. Vdekja e nënës së saj po hetohet si krim lufte.


“Nëna ime po ngiste një veturë, filloi të hynte në panik. Ne ndaluam dhe pamë dy ushtarë rusë. Kishim frikë nga më e keqja, por ata në fakt na ndihmuan. Na fshehën afër garazhit, na qëndruan afër për 15 minuta, por ajo i vuri re se një grup tjetër ushtarësh filloi të qëllonte në ta. Një ushtar iu lut që të mos qëllonin, ai filloi të qante. U shkaktua shumë zhurmë dhe kishte të bërtitura. Dëgjova vetëm të shtëna armësh, gjak kudo. Isha e bindur se do të vdisja Një plumb, dhe kur pashë nënën fillova të dridhem. Plumbi i përfundoi në kokë, ajo kishte vdekur. U tremba, nuk mund ta besoja se çfarë po ndodhte”, tha Karolina.

Ajo u arratis, por të shtënat vazhduan. Ajo arriti të fuste në veturë rusin e plagosur në mënyrë që ata të mund të shpëtonin.

“Askush nuk e meriton këtë. Ne po përpiqeshim të dilnim. Jeta ime u shkatërrua”, tha 29-vjeçari ukrainas.

Gjenerali Zelenov Evgenij Aleksandroviq u akuzua për krime lufte sepse urdhëroi ushtarët të qëllonin mbi civilët. Për gjeneralin rus është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori