LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i myslimanes nga Uelsi, etiketohej si “kamikaze” dhe fyhej në rrugë për shkak të mbulesës – la punën për kampanjat kundër racizmit (Foto/Video)   

Rrëfimi i myslimanes nga Uelsi, etiketohej si “kamikaze” dhe fyhej në rrugë për shkak të mbulesës – la punën për kampanjat kundër racizmit (Foto/Video)   

Një myslimane nga Uelsi e cila pretendon se ishte etiketuar si “kamikaze” derisa ecte rrugëve të qytetit, i ka kushtuar jetën luftës kundër racizmit si dhe trajnimeve të shumta si instruktore e parashutizmit.

Sahar Al-Faifi që punonte në sektorin e molekulave gjenetike, kishte hequr dorë nga puna e ëndrrave vetëm dhe vetëm që t’i përkushtohet 100 për qind kampanjave anti-islamofobi, transmeton Telegrafi.


Ajo ishte së fundmi pjesë e serialit “Young, Welsh and Pretty Religious” prodhim i BBC3, në të cilin ajo zbulon pasionin që e ka për parashutizmin.

Sahar ja shpjeguar se si kishte vendosur ta bartë mbulesën tradicionale të myslimanëve, si shenjë devotshmërie dhe përkushtimi ndaj fesë.

Për të është e rëndësishme të luftoj stereotipat dhe paragjykimet për fenë e saj në Britani të Madhe, pasi tashmë ajo “ka vuajtur nga kjo”.

E si rezultat i kësaj ajo hoqi dorë nga puna e saj në laboratorin për diagnositifikimin e kancerit që të fillojë një punë të re – si aktiviste e komunitetit.

“Jam abuzuar verbalisht dhe fizikisht nëpër rrugë për shkak të storieve të vazhdueshme negative për ne, për femrat me ngjyrë, për bindjet fetare të femrës, është e dhimbshme”, ka shtuar Sahar.

“Është e tmerrshme kur dikur iu thotë se jeni kamikaze, kthehu në vendin tënd. Megjithatë unë ua kujtoj se jam nga Kardifi dhe se Uelsi është pjesë e imja dhe unë jam pjesë e Uelsit. Jam krenare që jam myslimane nga Uelsi dhe duhet të më pranoni ashtu si jam”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori