LAJMI I FUNDIT:

Ristovski: Koalicioni i zgjeruar është i mundur vetëm me kryeministër jopartiak

Ristovski: Koalicioni i zgjeruar është i mundur vetëm me kryeministër jopartiak

Analisti Ljupço Ristovski thotë se koalicioni i zgjeruar është i mundur vetëm nëse e udhëheq një kryeministër jopartiak. Sipas tij me këtë do të stabilizohej vendi dhe më pas do të punohej në reforma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë eurokomesari Johannes Hahn deklaroi se vetëm Qeveria e mbështetur nga një shumicë e zgjeruar parlamentare, mund të hap perspektiva të reja evropiane. Ndërsa sot zëdhënsja e tij, Maja Kocijançiq, në një deklaratë për MIA tha se komesari Hahn ka menduar në nevojën për të pasur një koalicion të zgjeruar për tu ballafaqur me shumë rreziqe, reforma urgjente, prioritetet e Marrëveshjes së Përzhinës dhe çështjet bilaterale.

Ndërkaq analisti Ristovski nuk pret që deri të dielën të formohet Qeveria. Ai thotë se OBRM-PDUKM do të gjejë mënyrë që mandati edhe më tej të mbetet tek Nikolla Gruevksi.


Ndryshe, deri më 29 janar mandatari Nikolla Gruevski duhet të sigurojë shumicë prej së paku 61 mandate. Deri më tani ai ka realizuar vetëm një takim zyrtarë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori