LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo përjashtohet nga lojtarët e United nga grupi i “WhatsApp-it”

Ronaldo përjashtohet nga lojtarët e United nga grupi i “WhatsApp-it”

Problemet për Cristiano Ronaldon po vazhdojnë. Sipas mediave në Angli, sulmuesi portugez është përjashtuar nga grupi “WhatsApp”, aty ku gjenden edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Manchester United.

Ende nuk dihet se kush ishte përgjegjës për këtë vendim, por mund të dihen ata që e kanë bërë. Administratorët e grupit janë kapiteni Harry Maguire dhe Scott McTominay, dhe për këtë arsye janë të vetmit që mund të shtojnë ose heqin anëtarë.

Kjo supozohet se ka ndodhur pas komenteve shpërthyese të Ronaldos. Portugezi, në një intervistë për ‘The Sun’, e cila do të publikohet e plotë të mërkurën (sot) dhe të enjten, pohoi se ndihej i tradhtuar nga United dhe se nuk e respektonte trajnerin Erik ten Hag.


Në Angli tashmë kanë thënë se cilat do të jenë sanksionet e mundshme. Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të ndëshkohet me dy paga javore, që e kapin shifrën e një milion eurove.

Sipas ‘The Daily Mail’, lojtarët e Djajve të Kuq janë shumë të zhgënjyer me Ronaldon, gjë që u duk qartë nga shtrëngimi i duarve i ftohtë dhe i vonuar i Fernandes ndaj tij.

Lojtari 37-vjeçar me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit, derisa ende nuk dihet qartë se cili mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori