LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo pas 15 qershorit në bankën e të akuzuarve në rast se nuk e paguan dënimin prej 28 milionë eurove

Ronaldo pas 15 qershorit në bankën e të akuzuarve në rast se nuk e paguan dënimin prej 28 milionë eurove

Javë vendimtare për Cristiano Ronaldon.

Thesari i shteti spanjoll nuk pranon marrëveshjen e ofruar prej futbollistit, i cili parasheh dënimin prej 14 milionë eurove.

Gjithashtu pas pranimit të fajësimit për mashtrim kërkonte të dënohej më pak se dy vjet burg, dënimi që do të thotë shmangie të burgut.


Por, një prokuror spanjoll ka refuzuar këtë ofertë dhe se po kërkon që dënimi të zbatohet në plotësi.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Në fakt, Inmaculada Sanchez Cervera i ka kërkuar portugezit që të paguajë dënimin prej 14.7 milionë euro, plus gjobat, kostot dhe interesat.

Në total, shifrat pothuajse kapin shumën prej 28 milionë eurove dhe këto duhet të paguhen deri më 15 Qershor.

Në rast të kundër, atëherë CR7 do të duhet të paraqitet në gjykatë, ku do të përballet me seancat e stërzgjatura gjyqësore.

Ndryshe, Ronaldo akuzohet për shmangie të pagimit të taksave mbi pagën që merr te Reali si dhe mos pagesë të taksave të reklamave. /Telegrafi/