LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mungon sonte në ceremoninë e Topit të Artë

Ronaldo mungon sonte në ceremoninë e Topit të Artë

Cristiano Ronaldo do të mungojë në ceremoninë e Topit të Artë që zhvillohet sonte, raporton gazetari Pedro Sepulveda.

Ceremonia e çmimit më të madh individual do të kthehet sonte në mbrëmje pas një viti mungesë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Pas më shumë se një muaji garë të ethshme (me votime), sot do të mësohet fituesi i edicionit të 65-të të trofeut më prestigjioz individual për çdo futbollist.


Mbrëmje gala në Paris: Ceremonia e Topit të Artë - vendi, ora dhe favoriti për ta fituar çmimin e madh individual
Lexo po ashtu Mbrëmje gala në Paris: Ceremonia e Topit të Artë - vendi, ora dhe favoriti për ta fituar çmimin e madh individual

Që nga viti 1956 kur “France Football” organizoi për herë të parë këtë çmim, deri më tani numërohen 64 edicione, mes të cilëve dhe 6 edicione kur kjo ceremoni organizohej në bashkëpunim mes “France Football” dhe FIFA-s në atë që njihej për ato vite si “Lojtari i Vitit”. Por në vitin 2016, formati origjinal u kthye në fuqi dhe për më shumë në qytetin ku lindi, Paris.

Lionel Messi raportohet se do të jetë fituesi i Topit të Artë, e që do të ishte hera e shtatë për të në karrierë që e merr trofeun në duar.

Përveç Topit të Artë, fituesi do të marrë po ashtu një dhuratë tejet speciale
Lexo po ashtu Përveç Topit të Artë, fituesi do të marrë po ashtu një dhuratë tejet speciale

Kështu, argjentinasi do të kishte dy më shumë se rivali i tij i përbetuar, e që tashmë ka shkruar histori si lojtari më i dekoruar në këtë garë.

Ronaldo nuk është as në garë të ngushtë për të fituar çmimin, andaj edhe kjo është arsyeja se mungesës së tij sonte në “Théâtre du Châtelet” (teatri “Shatele”) buzë lumit të Senës. /Telegrafi/