Ronaldo futbollisti më i paguar në Angli, objektivi i radhës – një hotel në Manchester

Cristiano Ronaldo do të jetë futbollisti më i paguar në ishull. 36-vjeçari pranoi të ulë pagën për t’u rikthyer në radhët e Djajve të Kuq, duke i kthyer shpinën kampionëve në fuqi të Manchester Cityt. Vendimi i tij i papritur shtangu drejtuesit e Cityt dhe tashmë krerët e “Sky Blues” janë armiqësuar keqas me Jorge Mendesin, menaxherin e yllit luzitan.
Sipas mediave britanike 55-vjeçari nga Lisbona këshilloi CR7 për të ndërruar mendje, pavarësisht faktit se ishte pikërisht ai vetë personi që po ndërmjetësonte në bisedimet ndërmjet futbollistit portugez dhe krerëve të Citizens.
Historia dihet, Cristiano ndryshoi destinacion, falë edhe ndërhyrjeve të shumta të ish-futbollistëve të famshëm të Red Devils si, Gary Neville, Rio Ferdinand, Patrice Evra, por sidomos pas telefonatës që pati me ish-trajnerin e tij te United, Sir Alex Ferguson.
Tani The Telegraph bën të ditur se Cristiano Ronaldo do të shndërrohet në lojtarin më të paguar të Premiershipit anglez, duke kaluar në këtë mënyrë edhe rrogën e kilianit Alexis Sanchez, që përfitonte plot 560.000 funte në javë, bashkë me bonuset apo dhe të drejtat e imazhit, sidoqoftë shumë larg yllit tjetër argjentinas Lionel Messi, që merr plot 1.000.000 funte në javë te Paris Saint-Germain.
Në Mbretërinë e Bashkuar mediat zbuluan detajet e marrëveshjes dhe Cristiano ka firmosur një kontratë dyvjeçare, që përmban gjithashtu edhe opsionin e 12 muajve shtesë.
Familja Glazer që zotëron klubin e Manchester United synon rikthimin e “djajve të kuq” te titulli pas tetë vjetësh dhe në fakt pronarët amerikanë të Djajve të Kuq nuk janë kursyer aspak, por kanë shpenzuar para për të kënaqur trajnerin norvegjez Ole Gunnar Solskjaer dhe fuqizuar njëkohësisht skuadrën edhe me emra të tillë si Jadon Sancho dhe Raphael Varane.
12 vjet më parë pasi fitoi gjithçka mund të fitohej me Manchester United ylli portugez la klubin për t’u transferuar në La Liga, në radhët e Realit të Madridit. CR7 është i vetmi lojtar në historinë e këtij sporti që ka fituar gjithçka mund të fitohej në dy kampionate të ndryshme dhe me dy klube si United apo Reali i Madridit.
Ndërkaq në ishull, mediat kanë zbuluar gjithashtu edhe interesimin e Cristianos për të zgjeruar akoma më shumë rrjetin e tij të hoteleve.
Në këtë mënyrë pas hoteleve luksoze në Madeira, Lisbonë, New York, Madrid, Marrakech dhe Paris Cristiano ka vendosur të ndërtojë një tjetër hotel në Qytetin e Mancesterit. Duke lënë mënjanë dy hotelet në atdhe të gjithë hotelet e tjera pas vitit 2015 Ronaldo i ka ndërtuar në bashkëpunim me Grupin Pestana.
Pikërisht në vitin 2015 pranë Stadiumit “Old Trafford” hapën hotelin e tyre edhe 6 ish-futbollistët e Manchester United, të ashtuquajturit The Class of 92, pasi bëhet fjalë për 6 miqtë e hershëm që dolën nga Akademia e United dhe shpërthyen pikërisht në fillim të viteve 90 te “red devils”, pra pikërisht emra të tillë si Ryan Giggs, David Beckham, vëllezërit Gary dhe Phil Neville, Paul Scholes si dhe Nicky Butt.
The Sun ka zbuluar se hoteli më i fundit që do të ndërtojë Cristiano në Manchester do të ketë inicialet e tij dhe sipas parashikimeve pritet të hapet në vitin 2023. Ky projekt prej 27 milionë dollarësh tashmë ka marrë aprovimin e nevojshëm dhe bëhet fjalë për një hotel 11-katësh tepër luksoz, me 150 dhoma, si dhe me një bar të veçantë në pjesën e tarracës, që do të ndërtohet në Distriktin Piccadilly Gardens. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven me veturë për tu zyrtarizuar ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë