LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Do të ishte e mrekullueshme të fitojmë Ligën e Kampionëve

Ronaldo: Do të ishte e mrekullueshme të fitojmë Ligën e Kampionëve

Real Madridi nuk po kalon nëpër një periudhë të mirë këtë sezon, por disa prej futbollistëve po rrëmbejnë për të arriturat e sezonit të kaluar.

Pas eliminimit të mbrëmshëm në Copa del Rey, Cristiano Ronaldo për herë të tretë me radhë është votuar si futbollisti më i mirë i vitit nga tifozët e platformës kineze të futbollit Dongqiudi.


Portugezi ka folur edhe për gjendjen e fundit të Realit, e cila është 19 pikë pas liderit të kampionatit të La Ligas.

“Një vit magjik, ndoshta viti më i mirë i karrierës sime në terma individuale dhe kolektiv”, tha fillimisht reprezentuesi portugez.

“Nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve në fund të vitit do të ishte një vit i pabesueshëm. Nuk e kemi filluar mirë këtë sezon në La Liga. Jemi të zhgënjyer, nuk jemi të lumtur, por duhet të punojmë për Ligën e Kampionëve, është trofe më i rëndësishëm”, tha ai.

Ndryshe, pas dështimit të mbrëmshëm trajneri Zinedine Zidane ka marr përgjegjësinë mbi vete.

Kujtojmë se Reali në kuadër të fazës pas grupore do të takohet me Paris Saint-Germainin. /Telegrafi/