LAJMI I FUNDIT:

Robonaut 2, i gatshëm për lansim

Robonaut 2, i gatshëm për lansim

Pas 15 viteve përgatitje, roboti i parë i ngjashëm me njeriun që është dizajnuar për përdorim në gjithësi është gati për lansim.

Roboti i quajtur Robonaut 2, është i paketuar në një kuti-brenda-një-kutie dhe është mbushur aty me shkumë që të jetë i qetë në udhëtimin e tij së bashku me anijen kozmike Discovery që do të lansohet me 1 nëntor.

Roboti humanoid që përfaqëson gjoksin, kokën dhe krahët e një personi, është dizajnuar nga NASA dhe General Motors për të punuar përkrahë astronautëve për të kompletuar riparime në bord të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Eventualisht, zyrtarët e NASA planifikojnë që këta robotë ndihmues të dërgohen në stacione që cilësohen si të rrezikshme për njeriun.

Robotët në gjithësi


Në momentin që do të jetë në gjithësi, roboti Robonaut 2 me vlerë prej 2.5 milionë dollarë do të testohet për tu siguruar se punon ashtu si është pritur në ambient zero të gravitetit. Gjatë vitit të ardhshëm, zhvilluesit e Robonaut 2 shpresojnë të testojnë robotin në detyra të ndryshme, duke përfshirë edhe një llojllojshmëri detyrash, si trajtimin e materialeve fleksibile dhe mundësinë për të ndihmuar në disa punë të lehta rreth shtëpisë.

”Sfida që ne kemi pranuar kur kemi filluar me projektin Robonaut 2 ishte ndërtimi i diçkaje që është në gjendje të bëjë punë të lodhshme të ngjashme me atë të njeriut” tha Rob Ambrose, shef në detyrë i Divizionit të Automatizimit, Robotikës dhe Simulimit pranë Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-së në Houston.

“Prej fillimit ideja ishte një robot që është në gjendje të bëjë punën por në të njëjtën kohë të jetë i sigurt dhe i besueshëm për të punuar përkrahë njeriut”.

Robonaut 2 ka një fuqi që e bën atë të dallueshëm prej robotëve tjerë. Përveç gishtërinjve të ngjashëm me njeriun, makina ka pëllëmbë të buta që mund të kapin dhe mbështjellin objekte. Gjithashtu Ambrose shtoi se ai është një robot i butë.

Roboti gjithashtu ka teknologji me sensor që është dizajnuar për të pasur sigurinë në mendje. Nëse roboti ndjen një objekt të papritur (sikurse kokën e astronautit) në rrugën e tij, ai është i programuar që të ndalojë lëvizjet. Apo nëse diçka godet Robonaut 2 me forcë të mjaftueshme, ai mund të fiket menjëherë.

Robonaut 2 në paketim

Robonaut 2 do të qëndrojë në paketim të mbushur me shkumë deri në dhjetor apo në fillim të janarit. Do të duhen disa orë për të larguar atë nga paketimi, por vetëm disa minuta për tu ndezur dhe vënë në funksion përmes një konzole të ngjashme me një laptop. Pas testimeve të vazhdueshme të pjesëve të tij, zhvilluesit planifikojnë të fillojnë me ofrimin e detyrave të thjeshta robotike, dhe më pas do të vazhdojnë dërgimin e tij në detyra më komplekse. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori