LAJMI I FUNDIT:

RMV-ja mori grant prej 225.6 milionë eurove për projekte infrastrukturore dhe energjetike përmes KE-së

RMV-ja mori grant prej 225.6 milionë eurove për projekte infrastrukturore dhe energjetike përmes KE-së

Ministria e Financave pasdite informoi se vendi mori grant me vlerë prej 225.6 milionë eurove nga Komisioni Evropian për përkrahje të projekteve infrastrukturore dhe energjetike. Siç u publikua nga ana e KE-së, mjetet janë miratuar në kuadër të pakos së investimeve prej 3.2 miliardë eurove, me qëllim të përforcimit të lidhjes së Ballkanit Perëndimor.

Përkrahja konkretisht i referohet bashkëfinancimit të projektit për rehabilitimin e pjesës lindore të linjës hekurudhore Korridori VIII – aksi i tretë (Kriva Pallankë – Deve Bair, kufiri me Republikën e Bullgarisë), për stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Shkup, elektranën fotovoltaike Osllomej, si dhe për projektin EMV-së për tranzicion drejt fotovoltaikëve solarë. Grantet investuese janë miratuar në kuadër të instrumentit të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor – WBIF, përmes përkrahjes së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Evropiane Investuese (BEI) për të cilat RMV-ja ka parashtruar aplikime.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në takimin me eurokomisionerët e BE-së në Bruksel, ku diskutuan për projektet, theksoi se bëhet fjalë për projekte të mëdha infrastrukturore që kanë vlerë të fuqishme të shtuar dhe se ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rimëkëmbjen e ekonomisë, si dhe për sigurimin e stabilitetit energjetik.


“Ndërtimi i pjesës lindore të aksit hekurudhor Korridori VIII, gjegjësisht pjesës Kriva Pallankë – Deve Bair, me gjatësi 23.4 km ka rëndësi të veçantë strategjikе për vendin. Vlera e përgjithshme e investimit për projektin është 412.3 milionë euro, me ç’rast përmes instrumentit WBIF do të sigurohen 149.2 milionë euro. Me ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza në Shkup, përfundimisht do të zgjidhet çështja me trajtimin e ujërave të zeza nga Qyteti i Shkupit, ku si rezultat do të ulet niveli i ndotjes së Lumit Vardar dhe do të rriten standardet për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Vlera e përgjithshme e investimit për projektin është 136.7 milionë euro, me ç’rast përmes instrumentit WBIF do të sigurohen mjete grant me vlerë prej 69.8 milionë euro”, theksojnë nga Ministria e Financave.

Sa i përket agjendës së gjelbër dhe kalimit nga energjia elektrike në energji solare, rëndësi të madhe do të ketë ndërtimi i elektranës fotovoltaike Osllomej dhe projekti i EMV-së për tranzicion drejt fotovoltaikëve solarë. Ndërtimi i elektranës fotovoltaike do të jetë në vlerë prej 8.8 milionë eurove dhe do të financohet nga SHA EMV – Shkup me hua nga BERZH-i pa garanci shtetërore në vlerë prej 5.9 milionë eurove, granti investues WBIF, i cili u miratua sot në vlerë prej 1.6 milionë eurove dhe mjete vetanake të SHA EMV-së në vlerë prej 1.3 milionë eurove.

“Për projektin e EMV-së për tranzicion ndaj fotovoltaikëve solarë me vendimin e sotëm përmes grantit investues WBIF, do të sigurohen mjete financiare në vlerë prej 5 milionë eurove. Projekti përfshin ndërtimin e EF Osllomej 2 me fuqi të instaluar prej 10 MW dhe EF Manastir me fuqi të instaluar prej 20 MW. Vlera e përgjithshme investuese e këtij projekti është prej 25.5 milionë eurove dhe ky projekt do të financohet nga SHA EVM-ja – Shkup me hua nga BERZH-i në vlerë prej 19.8 milionë eurove, e siguruar me garanci shtetërore, granti investues WBIF në vlerë prej 5 milionë eurove dhe mjetet vetanake të SHA EVM-së në vlerë prej 0.7 milionë eurove”, shpjegohet në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori