Nga: Johann Peter Hebel[1]
Përktheu: Besnik Hamiti
Në Falun të Suedisë, para nja pesëdhjetë vjetësh të mira, një minator i ri puthi nusen e tij të ardhshme të re e të bukur dhe tha, “për festën e Shën Luçisë, famullitari do të bekojë dashurinë tonë dhe ne do të bëhemi burrë e grua e do të thurim folenë tonë”. “Paqja e dashuria le të mbretërojë atje me ne”, tha nusja e tij e dashur, dhe buzëqeshi ëmbël, “pasi ti je gjithçka për mua, dhe pa ty më parë do të isha në varr se kudo tjetër”. Sidoqoftë kur, para festës së Shën Luçisë, famullitari thirri emrat e tyre për herë të dytë në kishë: “Nëse dikush nga ju di ndonjë arsye apo pengesë të arsyeshme pse këta dy persona nuk duhet të lidhen bashkë në martesë të shenjtë …” – Vdekja u lajmërua. Pasi të nesërmen, kur djaloshi kaloi pranë shtëpisë së saj i veshur me rrobat e zeza të minatorit (minatori gjithmonë është i veshur gatshëm për varrim), trokiti në dritaren e saj dhe i uroi mëngjes të mirë, po jo edhe mbrëmje të mirë. Ai nuk u kthye nga miniera, kot atë mëngjes ajo po i qëndiste një shami të zezë me tegel të kuq që ai duhej ta mbante në qafë ditën e martesës, dhe kur ai nuk u kthye ajo e hodhi shaminë dhe vajtoi për të dhe kurrë nuk e harroi.
Ndërkohë, qyteti i Lisbonës në Portugali u shkatërrua nga tërmeti, Lufta Shtatëvjeçare erdhi e shkoi, perandori Franci I vdiq, jezuitët u shpërbënë, Polonia u copëtua, vdiq perandoresha Maria Tereza, dhe u ekzekutua Struensee dhe Amerika u pavarësua, forcat e kombinuara franko-spanjolle dështuan të marrin Gjibraltarin. Turqit burgosën gjeneralin Shtajn në Shpellën e Veteranit në Hungari, edhe perandori Jozef vdiq. Mbreti Gustav i Suedisë pushtoi Finlandën ruse, ndodhi Revolucioni Francez dhe filloi lufta e gjatë, u varros edhe perandori Lepoldi II. Napoleoni mposhti Prusinë, anglezët bombarduan Kopenhagën dhe bujqit mbollën dhe korrën. Mullisët bluan drithin, farkëtarët rrahën çekanët dhe minatorët rrëmihën për damarë të metalit në zgafellet nën dhé.
Por, në vitin 1809, një ditë a dy nga festa e Shën Gjonit, kur minatorët e Falunit po përpiqeshin të hapnin një kalim në mes dy tuneleve, në një thellësi rreth 300 metra nën tokë nxorën nga rrënojat dhe uji sulfurik trupin e një djaloshi të zhytur në sulfat hekuri, por të paprekur nga shpërbërja dhe të pandryshuar, ashtu që të gjitha tiparet dhe mosha ishin lehtë të identifikueshme, sikur të kishte vdekur vetëm një orë më parë apo të kishte dremitur në punë. Kur e sollën në sipërfaqe, babai, nëna, shokët e ata që e kishin njohur kishte kohë që kishin ndërruar jetë, askush nuk e njihte djaloshin e fjetur dhe nuk kujtonte ndodhinë fatkeqe të tij, deri kur erdhi gruaja që dikur i ishte premtuar minatorit, i cili një ditë ishte lëshuar poshtë dhe nuk ishte kthyer më. E thinjur dhe e kërrusur, e mbështetur në patericë duke çaluar, u afrua te vendi ku rrinte i shtrirë ai dhe njohu dhëndrin, dhe më shumë me një ngazëllim lumturie se pikëllim, u zhyt mbi kufomën e dashur, kalo një copë kohë para se ajo të merrte veten nga ndjenja e zjarrtë. “Është i fejuari im”, tha më në fund, “të cilin e kam vajtuar në pesëdhjetë vjetët e fundit, dhe tani Zoti më dhuroi ta shoh edhe një herë para se të vdes”. Një javë para dasmës tonë, ai u lëshua nën tokë dhe nuk u ngjit kurrë më.
Zemrat e të gjithëve aty u prekën nga pikëllimi dhe lotët kur panë nusen e dikurshme tani një grua plakë bukuria dhe fuqia e të cilës ishin venitur, ndërsa dhëndëri ende ishte në lulen e rinisë; dhe si zjarri i dashurisë rinore ishte rindezur në gjoksin e saj pas pesëdhjetë vjetësh, po goja e tij nuk u hap për të buzëqeshur, as sytë për ta njohur atë; dhe se si ajo në fund, si e afërmja e vetme dhe personi i vetëm që kishte drejtën mbi të, u tha minatorëve ta bartnin në shtëpinë e saj deri të hapej varri për të në oborrin e kishës. Të nesërmen, kur varri ishte gati në oborrin e kishës dhe minatorët kishin ardhur ta merrnin, ajo hapi arkivolin dhe vendosi mbi të shaminë e zezë prej mëndafshi me shirita të kuq, dhe pastaj shkoi me të veshur me fustanin më të mirë që përdorte të dielave, sikur të ishte dita e tyre e martesës e jo dita e varrimit të tij. Derisa po e lëshonin në varr në oborrin e kishës, ajo tha: “Fli i qetë edhe një ditë a një javë më shumë në shtratin tënd të ftohtë martesor, dhe mos e lë kohën të të rëndojë! Më kanë mbetur edhe disa gjëra për t’i bërë, dhe shpejt do të të bashkëngjitëm, ajo ditë do të agojë së shpejti”.
“Çfarë ka kthyer toka një herë, nuk do ta mbajë as herën e dytë”, tha ajo duke u larguar dhe duke shikuar edhe një herë prapa krahut.
____________
[1] Tregimi i Ritakimi i papritur (Unverhofftes Wiedersehen) i shkrimtarit gjerman Johann Peter Hebel, së pari është botuar në almanakun Rheinländischer Hausfreund e më vonë në përmbledhjen e tregimeve Schatzkästlein (Arka e thesarit), 1811.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje