LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shpërblehet me “Renowned Achiever Award”

Rita Ora shpërblehet me “Renowned Achiever Award”

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka bërë me dije se këngëtarja e njohur, Rita Ora është shpërblyer me çmimin “Renowned Achiever Award” nga revista “Migrant Woman”.

Çmimin, në emrin e saj, e ka pranuar vetë Ambasadori, i cili tha se është ndjerë i nderuar që i është ofruar mundësia të pranojë këtë çmim në emër të superyllit Rita Ora, e cila nuk mund të ishte vetë e pranishme, e ndarë nga revista “Migrant Woman”, gjatë konferencës së saj vjetore në Londër.

“Çmimi prestigjioz ishte votuar me shumicë dërmuese nga publiku, në mesin e konkurrenteve të tjera të shquara si Amal Alamuddin”, ka thënë Greiçevci.

Çmimi “Renowned Achiever Award” jepet për dikë që nuk është lindur në Britaninë e Madhe por që ka arritur famë në fushën e vetë, është model në vendin e saj të lindjes dhe ka ndikim artistik tek të tjerët si qytetar i respektuar britanik.


Në trend Magazina

Më shumë
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Magazina
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Magazina
Në prag të Shën Valentinit, Melinda konfirmon lidhjen romantike me menaxherin e saj

Në prag të Shën Valentinit, Melinda konfirmon lidhjen romantike me menaxherin e saj

Magazina
Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Magazina
Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës

Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës "Pishman" të Adrit dhe Ilirianës

Magazina
Kalo në kategori