Rita Ora thuhet se po përballet me një Krishtlindje të bllokuar në Bullgari pasi fluturoi jashtë vendit për xhirimet e klipit të ri, pas skandalit të saj për thyerjen e rregullave anti-covid në Angli.
Këngëtarja 30 vjeçare, dyshohet se është e shqetësuar se nuk do të mund të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pasi Qeveria Bullgare pezulloi të gjitha fluturimet atje deri më 31 Janar 2021 pas lajmeve se një variant i ri i COVID-19 ishte zbuluar në Angli, shkruan DailyMail.
Rita shkoi në Bullgari për xhirimet e klipit të ri, pasi kërkoi falje publike për organizimin e një ahengu në ditëlindjen e 30-të gjatë periudhës së izolimit të Londrës në nëntor, pasi ishte përballur me reagime të mëdha për shkeljen e rregullave të rrepta të COVID-19 të kryeqytetit.
Sipas The Sun, Rita fluturoi në Bullgari për të filmuar klipin e saj më të fundit pasi e dinte se mund të punonte në vend pa tërhequr shumë vëmendje.
Megjithatë ylli tani dyshohet se është e shqetësuar se nuk do të jetë në gjendje të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për t’u ribashkuar me familjen e saj për Krishtlindje.
Që nga e hëna 21 dhjetor, Qeveria Bullgare pezulloi të gjitha fluturimet direkte nga dhe për në Mbretërinë e Bashkuar deri në 31 Janar 2021, dhe megjithëse ka përjashtime, çdo mbërritje e lejuar në vendin evropian duhet të vetë-izolohet për 10 ditë.
Ajo erdhi në vazhdën e shumë vendeve evropiane që ndalonin udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar pas lajmeve që ishte zbuluar një variant i ri shumë infektiv i COVID-19, duke shkaktuar një rritje të madhe të rasteve.
Një burim tha: “Rita fluturoi jashtë pas incidentit të festës ilegale të ditëlindjes për të marrë kohë dhe për të reflektuar për gjithçka – dhe për të punuar në një video muzikore ndërsa ishte atje”.
“Por gjërat kanë ndryshuar shpejt dhe ajo përballet me shpresën për të ngecur deri Zoti e di sa kohë. Është fundi më i keq i një makthi disa muajsh”, shtoi burimi.
Një përfaqësues i këngëtares Rita Ora nuk pranoi të komentonte për ngjarjen kur u kontaktua nga MailOnline.
“Ajo e kaloi pjesën më të madhe të këtij viti duke punuar në muzikën e saj dhe tani shpreson të kthehet me gjëra të reja në fillim të vitit 2021, me një klipin e një kënge solo që po xhirohet në Bullgari”, shtoi i brendshmi.
“Ajo nuk dëshiron të jetë në Londër tani dhe kështu ka rezervuar një pushim relaksues gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me shpresën se mund të fillojë përsëri në janar”, thekson më tej burimi pranë artistes.
Mail On Sunday zbuloi më parë se para ditëlindjes së saj, Rita fluturoi me avion privat në Kajro më 21 nëntor për të performuar në hotelin “W” me pesë yje.
Ajo u kthye të nesërmen dhe sipas rregullave të karantinës së qeverisë duhet të ishte e izoluar për 14 ditë.
Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje më 28 nëntor në restorantin ekskluziv ‘Casa Cruz’ në Notting Hill, në Londrën Perëndimore.
Ajo pagoi gjobën e rëndë prej 10 mijë funtesh për shkeljen e këtyre protokolleve, pasi ishte raportuar në polici, e cila hetoi restorantin.
Ajo më pas u detyrua të kërkojë një tjetër falje për shkeljen e rregullave të rrepta të coronavirusit, në mes të valës së dytë.
Rita tha: “Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporative për një kompani private, ku stafi im ndoqi protokollin dhe paraqiti teste negative për Covid me rastin e hyrjes, siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane”.
“Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat e Qeverisë dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e Qeverisë dhe unë përsëri kërkoj falje, pa rezerva:, shtoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Gjesti me Rizartën në krah ndjek Eglin nga pas

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“A ke komunikuar me Mevlanin?”, Livia shuan kureshtjen me detaje interesante

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Martohet për herë të dytë Fero

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri