LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora paralajmëron: Shihemi nesër në Tiranë

Rita Ora paralajmëron: Shihemi nesër në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të zbarkojë nesër (e diel) në aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Në mbrëmje, ajo do të mbajë një koncert gjigant për të gjithë shqiptarët, në sheshin “Skënderbej” në qendër të qytetit.


Ardhja e saj ishte konfirmuar muaj më parë nga i pari i Tiranës, kreybashkiaku Erion Veliaj.

Lajmin për ardhjen e saj, e ka konfirmuar edhe vet këngëtarja Ora përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi të skenës, e cila është bërë gati për performancën e saj, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj “Shihemi nesër Tirana”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ndërkohë, në sheshin “Skënderbej” një ditë më parë kanë performuar edhe këngëtarët e njohur Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta.

Ermal Meta gjatë performancës në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë (Foto: Ermal Meta/Instagram)

Kujtojmë që këngëtarja Ora ishte edhe në Kosovë më 17 shkurt, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ajo mbajti një koncert madhështor në sheshin e Prishtinës, koncert në të cilin morën pjesë afro 300 mijë persona.

E njëjta atmosferë pritet të krijohet edhe në mbrëmjen e nesërme në qendër të Tiranës, ku me mijëra fansa presin një performancë spektakolare nga këngëtarja shqiptare me famë botërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Merr fund pritja: Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nis më 18 tetor

Merr fund pritja: Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nis më 18 tetor

U shpall një nga femrat më të bukura në botë, por si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

U shpall një nga femrat më të bukura në botë, por si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

Magazina
Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Magazina
Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Magazina

"A e keni vënë re se të gjithë artistët 'detyrohen' ta falënderojnë kur marrin çmime" - një teori e frikshme konspirative po përhapet rreth Beyonces në internet

Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Magazina
Kalo në kategori