LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora kalon natën jashtë me miqtë në Londër, merr vëmendjen me paraqitjen e ekspozuar

Rita Ora kalon natën jashtë me miqtë në Londër, merr vëmendjen me paraqitjen e ekspozuar

Ajo u bë një sensacion i muzikës pop me këngë hite të tilla si “Girls” dhe “Anywhere”.

Por Rita Ora mori vëmendjen edhe me dukjen e saj magjepsëse të premten në mbrëmje ndërsa shijoi një natë jashtë në Londër, shkruan DailyMail.

Ylli britanik, 29 vjeçare, kishte veshur një palë pantallona diagonale dhe një triko të prerë të ulët ndërsa shëtiste nëpër qendër të qytetit.


Ajo i mbajti flokët e saj të gjata bionde në një valë të lirshme elegante dhe me një ndarje të mesme për pamjen e frymëzuar nga vitet ’80.

Rita Ora rikthehet në studio: Po kthehem në habitatin tim natyral
Lexo po ashtu Rita Ora rikthehet në studio: Po kthehem në habitatin tim natyral

Rita gjithashtu kishte zgjedhur të vinte një makijazh të errët me buzë të lyer me ngjyrë trëndafili.

Ajo i la pak imagjinatës ndërsa ekspozoi dekoltenë e saj në një triko të zezë zbuluese.

Për pamjen magjepsëse, ajo vuri aksesorë të ndryshëm, një përzierje të gjerdanëve prej argjendi dhe një rrip shtrëngimi me shkëlqim.

Ndërkohë, anash shqiptarja mbante një çantë prej lëkure të zbukuruar me thekë diamanti.

Ndërsa po kalonte nëpër rrugë, Rita tregoi edhe takat e saj të zeza, të cilat e kompletuan në tërësi pamjen e saj.

Rita kohët e fundit u kthye nga Capri në Itali ku përmbushi detyrat e saj të ambasadores dhe performoi në gala mbrëmjen e UNICEF-it.

Në ngjarjen e bamirësisë të mbushur me yje, ajo veshi një fustan gjysmë të tejdukshëm të qëndisur me lule dhe u sigurua që të gjithë sytë ishin drejt saj për në tapetin e kuq.

Ajo kishte veshur një korse me panele, e cila ishte e mbushur me qëndisje të ndërlikuara lulesh dhe luledelesh.

Këngëtarja kishte një maskë në fytyrë ndërsa pozonte përkrah legjendës së operës italiane, Andrea Bocelli.

Rita gjithashtu pozoi së bashku me Andrea Panconesi, i cili është shefi ekzekutiv i markës së famshme të modës “LuisaViaRoma”, të cilët ishin përgjegjës për organizimin e ngjarjes së bamirësisë të UNICEF-it. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

Magazina
Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Magazina
Kalo në kategori