LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket e mrekullueshme në të bardha, teksa merr vëmendje me këpucët e saj

Rita Ora duket e mrekullueshme në të bardha, teksa merr vëmendje me këpucët e saj
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po e përmbyll vitin e ri 2020 si fytyra e preferuar shumë brendeve me renome ndërkombëtare.

Ajo ka nënshkruar tash e sa kohë marrëveshje bashkëpunimi me “Shoe Dazzle”, për promovimin e këpucëve të reja nga kjo markë.

Gjithashtu, Rita realizoi edhe një kampanjë të quajtur “Women Of The Future Fund”, për dhurimin e një granti prej 100 mijë dollarësh për një idenë më të mirë dhe kreative në industri nga një femër.


Foto: Rita Ora/Instagram

Rita ndërkohë po vazhdon t’i promovojë këpucët e reja nga “Shoe Dazzle”, dhe kështu bëri në fotografitë e fundit të ndara me ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja shqiptare dukej mjaft atraktive e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të bardhë, teksa në sy bienin këpucët e gjata me material pelushi.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Urime të mëdha për fituesit e ‘Women Of The Future Fund’, dhe faleminderit ‘Shoe Dazzle’ që më dhatë mundësinë ta bëjmë këtë së bashku! Dita e fundit e punës deri më 2021 – Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”, shkroi 30-vjeçarja në Instagram.

Ky është postimi i parë i artistes pas fiaskos për dënimin e madh që mori për organizimin e festës së paligjshme në ditëlindjen e saj të 30-të muajin e kaluar.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora përndryshe këto ditë ka vizituar Bullgarinë, ku edhe ka kryer xhirimet e klipit të saj më të ri, i cili do të publikohet në janar. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)