LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2016 diskutohet sot në Kuvendin e Maqedonisë

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2016 diskutohet sot në Kuvendin e Maqedonisë

Në kuadër të mbledhjes së 117-të, në kuvendin e Maqedonisë duhet të fillojë diskutimi për rishikimin e ri të Buxhetit për vitin 2016, që propozohet për t’u siguruar mjete për dëmshpërblim të plotë të dëmeve nga përmbytjet e 6 gushtit të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rishikim propozohen 35 milion euro shtesë për kompenzimin e plotë të dëmeve. Ky është rasti i dytë i shqyrtimit të buxhetit për këtë vit.

Në kuadër të kësaj mbledhje, deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për punësimin e 100 studentëve më të mirë të diplomuar në universitete publike në Maqedoni, pastaj Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin dhe përfshirjen e të mirave shtetërore dhe ato komunale, për Ligjin për përmbarimin e Buxhetit për vitin 2016 të propozuar nga qeveria.


Duhet të diskutohet edhe për Ligjin për ndalimin e vlefshmërisë së Ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizim të kryerjes së funksionit zyrtar, qasje në dokumente dhe konkurse në bashkëpunim me organet e sigurisë shtetërore, gjithashtu i propozuar nga opozita, si edhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Ujdisë në mes qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjnës e Hercegovinë, për bashkëlokacion të përfaqësive diplomatike-konzulare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Lajme
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Politikë
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Politikë
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Lajme
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Kalo në kategori