Pas disa javëve bllokade totale për shkak të pandemisë së coronavirusit që në Itali ua mori jetën më shumë se 20 mijë personave, nga sot kanë filluar në kë të vend të ndodhin hapjet graduale të lokale të ndryshme.
Nga sot, përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve, puna do t’i lejohet edhe librarive dhe lokale që shesin rroba për fëmijë, transmeton Telegrafi.
Masat e rrepta në Itali me të cilat kufizohet lëvizja e qytetarëve janë zgjatur deri më 3 maj, megjithatë hapi i parë pas festës së Pashkëve – do të thotë nga sot do të rifillojnë punën gradualisht disa biznese të caktuara, mirëpo me këto vendime nuk po pajtohen liderë të rajoneve të ndryshme.
Liderët e Lombardisë dhe Pijemontit, që janë dy nga zonat që janë goditur më së shumti nga COVID-19, nuk po pajtohen me qeverinë italiane që të paktën libraritë dhe disa biznese tjera të vazhdojnë të jenë të mbyllura, edhe pse përkrahin idenë që masat e kufizimit të vazhdojnë.
Sipas ligjeve që sot hyjnë në fuqi në Veneta, qytetarët obligohen të bartin maska mbrojtëse dhe dorëza dhe kur janë jashtë shtëpisë duhet të kenë me vete dezinfektues.
Në Veneta gjithashtu do të lejohet të shënohet dita e çlirimit të Italisë – më 25 prill dhe ditës ndërkombëtare të punëtorëve – 1 maj, duke respektuar gjithmonë traditën – mish në zgarë në hapësira private me anëtarët e familjes dhe assesi me miqtë – ku aroma e mishit mund të nuhatet nga larg.
Në Liguri vazhdon zbutja graduale e masave mbrojtëse, duke filluar kështu në fushën e ndërtimtarisë, pasi siç thonë autoritetet lokale: “hapat e parë të vogël kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes të madh”.
Në rajonin e Lazzios, libraritë do të hapen nga 20 prilli, por gjithmonë duke respektuar masat e sigurisë.
Ndryshe më shumë se 60 milionë qytetarë nga Italia për më shumë se një muaj i janë nënshtruar karantinimimt që është zgjatur deri më 3 maj, kurse pritet që nga 4 maji qytetarët të kenë më shumë liri, pasi masat e ndërmarra më herët kanë dhënë rezultate pozitive – duke u ngadalësuar përhapja e COVID-19 në këtë vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania