LAJMI I FUNDIT:

Rifillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, këto janë temat që pritet të diskutohen

Rifillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, këto janë temat që pritet të diskutohen

Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, pritet të nis sot në Bruksel. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, ditë më parë ka thënë se në takimin me palën serbe do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tash.

Telegrafi ka arritur të sigurojë agjendën e takimeve të cilat pritet të zhvillohen sot gjatë ditës.

Nga ora 10:00 delegacioni i Kosovës ka një takim me palën e Bashkimit Evropian për rifillimin e dialogut.


Gjithashtu temat të cilat pritet të diskutohen janë: Zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, Drejtësia, muri tek pjesa e Urës së Ibrit në Mitrovicë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe Energjia.

Agjenda e plotë e takimeve që pritet të zhvillohen sot dhe nesër dhe temat që do të diskutohen:

26 shkurt
09:00 – Takim bilateral Serbi -BE

10:00 – Takim bilateral Kosovë -BE

11:00 – 16:00 – Takim tre palësh për implementimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut (siç është Liria e Lëvizjes dhe në veçanti ajo e tabelave të veturave, provizionet e tabelave, Drejtësia, etj)

27 shkurt
10:00 – 16:00 Takim tre palësh për të diskutuar themelimin e Komunave me Shumicë Serbe, për urën e Mitrovicës, dhe energjetikën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori