Ridefinimi i kufijve me marrëveshje ndërshtetërore
Shteti i “kushtëzuar” i Kosovës
Më 17 shkurt 2008 me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj. Kjo pavarësi është produkt i luftës së saj, sakrificës së popullit të saj, angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht SHBA-ve dhe shteteve më të mëdha të BE-së, të cilat përmes të ashtuquajturit Planit të Ahtisaarit kishin përcaktuar rregullimin juridik dhe normativ të këtij vendi. Ky projekt ishte një kompromis politik ndërkombëtar, por të cilin nuk e kishte pranuar Serbia dhe disa shtete aleate të saj. Dialogu i zhvilluar me këtë Plan në Vjenë të Austrisë ishte një farsë politike, sepse nuk u pyet as Prishtina, por as Beogradi. Ky Plan ishte obligues, në stilin “merre” ose “leje”, në të kundërtën bota kishte filluar të humbas durimin nga mosmarrëveshjet në këto hapësira.
Funksionimi i shtetit të “kushtëzuar” të Ahtisaarit
Shtetit i “kushtëzuar” i Ahtisaarit ka defekte të mëdha, sepse Prishtina, përkatësisht Qeveria e saj është në një mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare në të gjitha sferat e jetës. Edhe pse kanë kaluar dy vjet nga shpallja e pavarësisë së saj, ky shtet nuk funksionon në tërë territorin e saj. Përkundër të drejtave të mëdha që u jep Plani i Ahtisaarit serbëve të Kosovës, kjo pakicë assesi të akomodohet dhe të pranoj shtetin e ri. Nëpër vendbanimet e tyre nuk respektohet ky shtet, ndërsa në pjesën veriore të Kosovës kanë formuar sistem paralel shtetëror. Këtu duhet të përmendet fakti se pas vitit 1999 nga kjo pjesë janë dëbuar me dhunë shumica e shqiptarëve, ndërsa tani është krijuar një realitet tjetër dhe kanë arritur të bëhen shumicë.
Beogradi është mbështetësi kryesor, por edhe financuesi i këtyre organeve paraleleve serbe. Kjo politikë minuese ndaj shteti të Kosovës deri më tani nuk është penguar nga faktori ndërkombëtar, por as nga pushteti vendor. Ndaj Beogradit nuk janë ndërmarrë kurrfarë masa për ndaljen subversive ndaj shtetit të Kosovës. Politikanët e Beogradit, Kosovën ende e përdorin si poligon të ekspozimit të ideve dhe projekteve të tyre nacionaliste. Për këtë situatë, një pjesë të fajit e ka bashkësia ndërkombëtare, sepse një kohë të gjatë kishte toleruar një gjendje të tillë, por edhe politika vendore, e cila nuk kishte treguar ndonjë interes për këtë problem.
Pas kësaj situate kemi një gjendje jo funksionale të këtij shteti, sepse si nëpër vendbanimet serbe, por edhe në pjesën veriore të saj funksionojnë struktura paralele të një shteti tjetër. Kjo gjendje është duke e dëmtuar në masë të madhe shtetin e Kosovës, si në sferën e brendshme, por edhe në të jashtme.
GJND-ja dhe GNK-ja (ICG)
Pas mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për pavarësinë e Kosovës ishin formuar opinionet se ky proces ka marrë fund. Por, Beogradi dhe aleatët e saj po bëjnë çmos që ky proces të mos mbyllet dhe të kthejnë situatën mbrapshtë. Beogradi me sugjerim të aleatëve të saj ka propozuar një pr/rezolutë në OKB për të kërkuar rishqyrtim të statusit të Kosovës, sepse sipas tij kjo punë ende nuk ka përfunduar. Beogradi dhe politika e saj karshi Kosovës shumë pak ka ndryshuar kursin e saj nacionalist. Ajo ende është në stadin e së kaluarës dhe kurrsesi të futet në rrjedhat e reja ndërkombëtare. Qëllimi final i përpjekjeve të Beogradit është bindja e botës për ridefinimin e kufijve të ri në Ballkan, këtë e kanë konfirmuar disa politikanë opozitarë serbë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Për mes ridefinimit të kufijve të Kosovës Beogradi synon të krijoj një precedent ndërkombëtar që më vonë të kërkojë ndarjen e Republika Serpska nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe bashkëngjitjen e saj Serbisë. Ky është qëllimi final i krejt kësaj loje politike serbe.
Padyshim, në dobi të këtij opsioni ishte raporti i këtyre ditëve i GNK-së (ICG), i cili kishte dalë hapur me qëndrime për mundësinë e autonomisë së pjesës veriore të Kosovës, apo lidhjes së saj me Serbinë, eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve serbe, decentralizim të pushteti nëpër vendbanimet serbe, por edhe mundësinë e shkëmbimit të pjesës veriore me Luginën e Preshevës.
Jo rastësisht, ky propozim është dhënë nga një organizatë, e cila njihet në të kaluarën si këshilluese e proceseve të Kosovës, por që kishte ndikim të theksuar në politikën ndërkombëtare. Përfaqësuesja e saj haptas kishte deklaruar se deri te ky qëndrim kishin ardhur duke intervistuar elitat kryesore si në Kosovë, Shqipëri, Serbi, por edhe vendet e rajonit.
Mbështetësit e ridefinimit të kufijve ndërshtetëror?
Ideja e ridefinimit territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë daton nga fillimi i viteve 70’ta dhe si promotor i saj shquhet Akademia Arteve dhe Shkencave Serbe në krye me akademikët Aleksandar Despiç dhe Dobrica Qosiq. Mirëpo, Millosheviqi nuk ishte pajtuar me ta dhe donte me luftë të përmbyllë njëherë e përgjithmonë çështjen e Kosovës. Më vonë këtë koncept kishte filluar të aktualizoj ish-kryeministri i vrarë serb Zoran Gjingjiq, i cili kërkonte nga bashkësia ndërkombëtare një zgjidhje fleksibile të kësaj çështjeje. Ky opsion, jo vetëm në Beograd, por edhe në SHBA dhe qendrat e ndryshme evropiane ka marrë një mbështetje të theksuar. Lobi serb në SHBA ka arritur që të ndikojë në administratën e presidentit Barack Obama, por edhe në qarqet i disa kongresistëve demokrat dhe republikan që të shqyrtojnë ndarjen si opsion real ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë negociatave të ardhshme të ashtuquajtura teknike.
Në mbështetje të kësaj ideja kohë më parë ishte Dana Rohabacher, një kongresist me ndikim në SHBA, dhe jo rastësisht kishte propozuar një ndarje paqësore dhe me marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht të ndërrimit të një pjese të territorit të saj verior me Luginën e Preshevës. Po ashtu, të këtij mendimi janë shumë analistë dhe politikanë, si në SHBA dhe në Evropë, si Daniel Server, Morton Abramoviç, Janush Bugajski, Patrik Mur, etj. Këta mendojnë se kjo do të ishte e keqja më e vogël nga dy të këqijat tjera, të cilat janë në lojë, fjala është për eksterritorialitet të kishave dhe manastireve serbe, si dhe autonomi për veriun e Kosovës dhe lidhje speciale me Serbinë.
Edhe një pjesë e elitës politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e Preshevë kishin dhënë shenja pozitive për një zhvillim të tillë të këtij procesi. Është i njohur, sidomos qëndrimi i akademik Rexhep Qosja, për ndërrim human të një pjesë të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës. Po ashtu, Jakup Krasniqi, kryeparlamentar i Kosovës nuk e kishte mohuar një opsion të tillë, por vetëm në rast të një marrëveshje reciproke dhe ndërshtetërore me Serbinë. Tani, kur kësaj i shtohen edhe njoftimet nga kabineti i presidentit Boris Tadiq se do të pranonte një ndarje të pjesës veriore me një pjesë të Luginës së Preshevës kjo nënkupton ndryshim të kursit radikal serb mbi Kosovën.
Ridefinim i kufijve në suaza praktike dhe ndërshtetërore
Do të ishte normale që të ketë ndryshim të kursit politik në Tiranë, Prishtinë dhe në qendrat tjera të vendosjes politike dhe jo nga inercioni pse Beogradi ka një iniciativë të tillë, por nga tejkalimi i një gjendje shumë komplekse në Ballkan dhe nga pragmatizmi real i jetës së njerëzve të këtij rajoni. Ideja e ridefinimit të kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht ndërrimit të një pjese të veriut të Kosovës me Luginën Preshevës do të ishte e keqja më e vogël krahasuar me autonominë e këtij rajoni dhe lidhjet speciale me Serbinë, sepse kjo do të ishte kancer për Kosovën dhe kurrë ky shtet nuk do të kishte një funksionim normal.
Por, kjo marrëveshje duhet të bëhet vetëm atëherë kur Beogradi pranon pavarësinë e Kosovës në kufijtë aktual të pranuar ndërkombëtarisht, dhe më pas merren vesh si dy shtete, duke përcaktuar rregulla të qarta të lojës dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar. Ky ridefinim kufijsh duhet të bëhet në formë reciproke dhe për asnjë centimetër më pak. Kjo do të ishte zgjidhja më pragmatike dhe shumë humane në krahasim me krijimin e konflikteve dhe gjendjes së tendosur në pafundësi. Njëherësh, kjo do të ishte një grusht i rëndë ndaj politikave nacionaliste në këto vende dhe në rajon, si dhe do të arrihet një pajtim shumë i nevojshëm në mes këtyre dy popujve, të cilët kanë një histori shumë të ngarkuar në mes tyre.
Ridefinimi i kufijve të brendshëm të këtyre dy shteteve do të ishte një shans historik, sepse jo më kot ish-presidenti Bush më 10 qershor 2007 në Tiranë kishte deklaruar se boshti Beograd-Tiranë-Athinë duhet të jetë kyç në vendosjes e politikave në Ballkan dhe jo të tjerët të merren me problemet e tyre. Faktori shqiptar në fund duhet të jetë faktor vendimmarrës dhe jo vëzhgues e pasiv në rrjedhat ndërkombëtare. Politika shqiptare duhet të lëviz nga vendi dhe të mos pres vetëm sinjale nga të tjerët, sepse nuk ka më interes më madhor dhe kombëtar të kujdesesh për tokën që e zotëron sot dhe për njerëzit e gjallë që jetojnë në të dhe jo të merremi me mite duke vajtuar për të kaluarën e hidhur.
Në një situatë të tillë, ndryshimi i kursit politik është në dobi të kombit, ndërsa në dëm të udhëheqësve të grupeve të caktuara politike dhe të interesit, të cilat jo radhë herë janë pengesë e zhvillimeve të proceseve politike. Rrumbullakimi i këtij procesi do të mundësonte më të shpejta ndër shqiptar. Më pastaj, ky integrim ndër shqiptar do të hapte rrugë për integrime më të gjera rajonale dhe evropiane. Ndërsa, të gjitha këto së bashku do të mundësojnë prosperitet të madh, një zhvillim më të hovshëm dhe të gjithëmbarshëm kombëtar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?