LAJMI I FUNDIT:

Revista Parajsa vlerëson Ilir Muharremin

Revista Parajsa vlerëson Ilir Muharremin

Revista “Parajsa”, e cila botohet në Shqipëri, ka vlerësuar tekstin e kritikut të teatrit dhe arteve figurative Ilir Muharremi, si tekstin më të vlerësuar të vitit që lamë pas. Bëhet fjalë për shkrimin kritik, “Jetullah Haliti: Artisti i së kuqes, bardhës, kaltrës”.

Ky tekst ka të bëjë me analizën dhe kritikën e pikturave, grafikeve dhe fotografive, të cilat janë ekspozuar para disa ditë ve në Universitetin mbretëror “Iliria” në Gjilan.

Në shkrimin kritik, Muharremi është fokusuar tek ngjyrat e artistit Haliti dhe më e preferuara është e bardha, ngase kjo ngjyrë është tek veza, tek sinqeriteti, pafajësia, tek velloja e nuseve, tek gëzimi, hareja, tek plisi, tek qefini i rugovasve, dhe jo rastësisht Eti e gjen shpirtin e tij tek kjo ngjyrë.

Kjo ngjyrë e pastër, pasqyron edhe pastërtinë, ose thënë më bukur fshinë brengat, vuajtjet, na liron nga energjia negative, andaj Eti më shumë e gjen sekretin e artit tek kjo ngjyrë mistike, kjo ngjyrë engjëllore e cila mban edhe aromë të engjëjve. /Telegrafi/