LAJMI I FUNDIT:

Restoranti ku përveç ushqimit, paguani edhe rrymën që e harxhoni (Foto)

Restoranti ku përveç ushqimit, paguani edhe rrymën që e harxhoni (Foto)

Një grua në Belgjikë shkon në një restorant kinez, por kur merr faturën në dorë mbetet e shokuar.

Përveç asaj që ka konsumuar në restorant, nëna belge ka gjetur të shkruar në faturën e saj edhe koston e energjisë së përdorur për ngrohjen e biberonit të vogëlushit të saj.

Për të pirë qumështin e ngrohtë, fëmija dy muajsh dhe gruaja u desh që të paguanin një shtesë prej 50 centësh.


E habitur nga fatura, gruaja e publikojë atë në Twitter, e cila u bë menjëherë virale, ku edhe mori shumë komente zemërimi.

“Ne u habitëm shumë“, tha gruaja në një gazetë lokale. “Unë kurrë nuk kam dëgjuar për një restorant që e vë në llogari këtë shërbim”, vijoi ajo duke thënë se nuk do të shkojë kurrë në atë restorant. /gazeta shqip/