LAJMI I FUNDIT:

Reshje shiu gjatë fundjavës

Reshje shiu gjatë fundjavës

Pas një moti të paqëndrueshëm me temperatura të ndryshme dhe me erëra të fuqishme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHML) parashikon reshje shiu për të shtunën e të dielën – me intensitet të ulët dhe mesatar.

“Pjesa jugperëndimore dhe perëndimore e vendit do të jetë me reshje më intensive, meqë në ato pjesë vranësirat do te jenë më të dendura”, thuhet në komunikatë.


Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë fundjavës do te lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.

“Temperaturat me te ulëta do te regjistrohen të dielën meqë edhe reshjet parashihen të jenë pak sa më intensive se ditën e shtunë. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.”, thuhet në fund. /Telegrafi/