LAJMI I FUNDIT:

Reperit Lil Wayne i refuzohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar

Reperit Lil Wayne i refuzohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar

Reperi amerikan, Lil Wayne nuk do të performojë më në festivalin “Strawberries and Creem” pasi iu refuzua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, kanë thënë organizatorët.

Performanca e së shtunës do të ishte e para e tij në Mbretërinë e Bashkuar në disa vite.

Turneu i 39-vjeçarit në 2011 në Mbretërinë e Bashkuar u anulua pasi aplikimi i tij për vizë thuhet se u refuzua nga autoritetet kufitare të shtetit britanik për shkak të dënimeve të mëparshme.


Foto: Getty

Zyra e Brendshme tha se aplikimet u refuzuan për personat e dënuar me një vit ose më shumë paraburgim, transmeton BBC.

“Për shkak të rrethanave ekstreme përtej kontrollit ose ndikimit tonë, na vjen shumë keq t’ju informojmë se Lil Wayne tani nuk është në gjendje të performojë në festival. Lil Wayne i është refuzuar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar drejtpërdrejt nga Zyra e Brendshme në një vendim të minutës së fundit. Ne jemi thellësisht të zhgënjyer nga ky vendim i papritur dhe negativ”, thanë në një deklaratë në faqen e tyre të internetit, organizatorët e festivalit.

Në vend të Wayne, reperi tjetër Ludacris thuhet se do të zërë vendin tij si performuesi kryesor në festival.

Foto: Getty

Zyra e Brendshme u shpreh se nuk komentonte në mënyrë rutinore për rastet individuale.

Megjithatë, ata thanë se ‘çdo individ që është dënuar me një dënim me burg prej 12 muajsh ose më shumë duhet t’i refuzohet kërkesa’.

Në vitin 2010, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Carter, u dënua me një vit burg pasi u shpall fajtor për armëmbajtje.

Akuzat ishin të lidhura me arrestimin e tij në vitin 2007, kur në autobusin e tij u gjet një armë.

Foto: Getty Images

Ai u zbulua gjithashtu se mbante një armë dhe plumba kur policia kontrolloi një aeroplan privat në Miami në dhjetor 2019 dhe mund të përballej me deri në 10 vjet burg.

Por atij iu dha një falje e plotë nga Shtëpia e Bardhë nga ish-presidenti amerikan Donald Trump në ditën e tij të fundit të plotë në detyrë.

Në anën tjetër festivali “Strawberries and Creem” ka nisur që nga viti 2014, ngjarja muzikore do të zgjasë për tre ditë në Childerley Orchard të Kembrixhit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Kalo në kategori