Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit 2022 u ul me 39.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e detyruar vendin të shtatëfishoj importet e energjisë, treguan të dhënat nga zyra e statistikave INSTAT.
Shqipëria prodhon pothuajse të gjithë energjinë e saj elektrike nga hidrocentralet, me varësi të lartë nga reshjet.
Kur prodhimi i energjisë është i ulët, vendi duhet të importojë energji elektrike, gjë që ishte veçanërisht problematike në fillim të vitit 2022, kur pushtimi rus i Ukrainës rezultoi në një rritje të çmimeve të energjisë nëtregjet ndërkombëtare.
Prodhimi i brendshëm neto i energjisë elektrike në vend ishte 2,016 GWh në janar-mas 2022, nga 3,344 GWh një vit më parë.
Hidrocentralet publike mundësuan 52.8 për qind të prodhimit vendas neto, ndërkohë që prodhuesit e pavarur të hidrocentraleve prodhuan 46.7 për qind të energjisë.
Ndërkohë që Shqipëria po kërkon të diversifikojë prodhimin e saj të energjisë elektrike, duke përfshirë investimet në energjinë diellore, prodhuesit fotovoltaikë përbënin vetëm 0.5 për qind të prodhimit të brendshëm neto të energjisë elektrike gjatë tremujorit.
Ndërkohë, importet bruto të energjisë elektrike u rritën në 715 GWh nga vetëm 99 GWh një vit më parë.
Eksportet bruto ranë në 373 GWh nga 1,147 GWh në tremujorin e partë të 2021.
Institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar se importet e kushtueshme të energjisë elektrike do të rëndojnë mbi financat publike të Shqipërisë këtë vit.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tha në fillim të këtij muaji se vendi është veçanërisht i ekspozuar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe llogaritë e saj fiskale tashmë po ndjejnë ndikimin e krizës energjetike.
Qeveria është gjithashtu nën presion për të mbështetur familjet në një kohë që ka rritje të çmimeve dhe frikës nga mungesa e ushqimit, thuhet në një raport të BERZH.
Në anën tjetër, Komisioni Evropian paralajmëroi në parashikimin e tij të pranverës 2022, se investimet publike, duke përfshirë rindërtimin pas tërmetit të 2019, do të pakësohen nga nevoja për të riorientuar shpenzimet për të subvencionuar energjinë elektrike dhe karburantin dhe për të rritur mbështetjen sociale.
Ndërkohë edhe stadi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që vizitoi Shqipërine më 12-19 maj u shpreh se situata në tregjet globale të energjisë ka rënduar më tej barrën fiskale që rrjedh nga sektori i energjisë elektrike.
Për të lehtësuar këtë barrë, FMN bëri thirrje për reforma vendimtare për të rivendosur qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve shtetërore, si dhe rregullime graduale të tarifave.
Fondi rekomandoi gjithashtu mbështetje të përkohshme për të ndihmuar të varfërit dhe të pambrojturit ndërsa çmimet rriten. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës