LAJMI I FUNDIT:

Rënia e imazhit të Apple në Kinë, mund të ndikoj në rënie të mëdha të shitjeve të iPhone

Rënia e imazhit të Apple në Kinë, mund të ndikoj në rënie të mëdha të shitjeve të iPhone

Kina është një nga tregjet më të mëdha të Apple për iPhone. Telefoni kryesor i kompanisë ka arritur shumë sukses në një nga tregjet më fitimprurëse të telefonave në botë, përkundër faktit që rivalët lokal kanë një pozicion komandues.

Megjithatë, për shkak të ngjarjeve të fundit, imazhi i markës së Apple thuhet të jetë në rënie të shpejtë në Kinë. Kjo mund të bëj që shitjet e iPhone të kenë një ulje të rëndësishme këtë vit.


Analistët parashikojnë se iPhone mund të jetë një nga viktimat e mosmarrëveshjes tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, e cila tashmë ka rezultuar në një ndalim të gjerë për Huawei.

Sipas njoftimeve, mosmarrëveshja e vazhdueshme tregtare ka rezultuar në një bojkot informal të produkteve të Apple nga konsumatorët në Kinë.

Kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shitjet e iPhone në vend dhe me siguri do të reflektojë në profitin e Apple.

Është gjithashtu e mundur që lëvizja e ardhshme e qeverisë kineze në mosmarrëveshjen e vazhdueshme tregtare mund të rezultojë në kufizimin e qasjes së Apple në tregun kinez.

Kjo gjithashtu do të jetë shumë e dëmshme për shitjet e përgjithshme të iPhone.

Mosmarrëveshja tregtare mund të detyroj qytetarët kinezë të shmangin produktet e Apple dhe të blejnë pajisje nga markat vendase, madje edhe më shumë se tani.

Apple njoftohet se ka dërguar 6.5 milionë iPhone në Kinë në tre muajt e parë të këtij viti. /Telegrafi/