Dihet mirë se Cristiano Ronaldo tentoi të largohej nga Manchester United verën e kaluar, ndonëse refuzimi i trajnerit të tij mjaftoi që portugezi të detyrohej të vazhdonte të mbante fanellën e Djajve të Kuq.
Tani, i lënë në bankinë për shumicën e ndeshjeve, 37-vjeçari po përjeton një nga sezonet e tij më të këqija në nivel profesional, si në aspektin e performancës ashtu edhe në shifra.
Një gol dhe një penallti
Deri më tani, Cristiano Ronaldo ka luajtur nëntë ndeshje me fanellën e Manchester United, duke filluar vetëm në një ndeshje të Ligës Premier, ku skuadra humbi 4-0 nga Brigthon, dhe në tre ndeshjet e Ligës së Evropës, ku shënoi golin e tij të vetëm të sezonit, e cila ishte nga pika e bardhë kundër Sheriff Tiraspol.
Rënia e Cristiano Ronaldos
Për pjesën tjetër të ndeshjeve ku ka mundur të ketë minuta, Cristiano është treguar në një nivel larg asaj që pritet nga një sulmues si ai.
Në fakt, ish-lojtari i Real Madridit ka mundur të gjuajë vetëm 10 herë në Ligën Premier, që është mesatarisht më pak se dy goditje për lojë, diçka e pabesueshme për golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit.
Kupa e Botës në horizont
Jo vetëm që performanca e tij me Manchester United ka qenë disi e diskutueshme, por edhe roli i tij në miqësoret e fundit me Portugalinë nuk ka qenë saktësisht i jashtëzakonshëm.
Në ndeshjen kundër Spanjës, legjenda pati disa raste për të shënuar, por përfundimi i dobët, së bashku me mungesën e shpejtësisë në momentet kyçe, bëri që ai të mos arrinte të shënonte.
Më pak se 50 ditë deri në Kupën e Botës në Katar
Natyrisht, nëse nuk ka ndonjë pengesë fizike, Cristiano Ronaldo do të jetë me Portugalinë në grupin H, ku do të përballet me Uruguain, Ganën dhe Korenë e Veriut, megjithëse niveli i tij mund ta detyrojë Fernando Santos të vë bast për sulmuesit e tjerë që janë në formë më të mirë, si Rafael Leao, Diogo Jota ose Goncalo Ramos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë