LAJMI I FUNDIT:

Rënia e çmimeve të naftës godet industrinë e sigurimeve

Rënia e çmimeve të naftës godet industrinë e sigurimeve

Industria e sigurimeve po goditet së fundmi nga rënia e çmimeve të naftës, me shtyrjen në afat dhe pezullimin e projekteve të energjisë që ulin poshtë të ardhurat nga primet.

Siguruesit parashikojnë se të ardhurat mund të bien me 20% apo më shumë, duke detyruar disa lojtarë të dalin nga biznesi i energjisë. Ky i fundit ka tërhequr investitorë të rinj, me shpresë për kthime më të mëdha gjatë periudhave të normave super të ulëta të interesit. Ndërsa kompanitë e energjisë do të rinovojnë politikat gjatë gjysmës së parë të vitit, efektet e rënies më të madhe në çmimet e naftës, në disa dekada, po ndihen edhe nga siguruesit dhe risiguruesit, që marrin përsipër një pjesë të rrezikut.

Çmimet e naftës kanë rënë me 70% në 18 muajt e fundit, duke bërë që 5 kompanitë më të mëdha në botë të naftës të raportojnë rënie të mprehta në fitime. Firmat e energjisë kanë larguar qindra mijëra punëtorë dhe kanë lënë pas planet për projekte gjigante që kushtojnë miliarda. Në vitet e fundit, kthimet e mëdha në sigurime dhe risigurime kanë tërhequr investitorë të rinj.


Kjo ka sjellë konkurrencë dhe ka shtuar presione mbi primet në industrinë e gjerë të sigurimeve, përpara se të fillonte rënia e çmimeve të naftës në mesin e 2014-ës. Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit Fitch ratings, siguruesit ka gjasa të kenë më shumë ekspozim ndaj tregut të naftës nëpërmjet investimeve të tyre në obligacione të emetuara nga firmat e energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori