Rënia dhe ngritja e autoritetit në politikë
Të dielën e paradites së 24 tetorit 2010 me rastin e mbajtjes se kuvendit të pestë të PDK –së, qartazi dhe njëzëri u riafirmua autoriteti politik i të parit në nivel partiak e institucional me rastin e hyrjes ne sallë, përshëndetjes, uljes dhe para së gjithash, duartrokitjeve disa minutshe. E kur e morri fjalën në foltoren përpara kongresit të pestë u pa e qartë se fenomeni i deklaruar si i “shumë trupave me një shpirt” që nënkupton parimin e “demokracisë së unifikuar”, ishte i vërtetë dhe shumë i pranishëm, madje i formësuar akoma dhe pa dilema në radhët e shumta të këtij subjekti, PDK–së.
Ç’është autoriteti i ushtrimit të profesionit në politikë dhe si zhvillohet ai?
Koncepti i ushtrimit të autoritetit politik ka disa specifika në vetvete dhe jo çdo kush mund t’i kuptojë dhe mund ta ketë fatin ta jetoj këtë nivel dhe privilegj të “autoritetit në politikë”. Në të kaluarën e afërt ne njohëm vetëm një autoritet politik i cili ishte suprem në Kosovën e disa situatave politike, asaj të robërimit, të çlirimit, e deri te përjetësia e liderit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ky autoritet u krijua dhe formësua në kushte dhe rrethana të cilat e bënë vizionin e tij të pavdekshëm dhe autoritet unik në gjithë territorin e Kosovës dhe pa asnjë dallim ai ishte figura e idealizmit të simbolit dhe stoicizmit paqësorë për lirinë e popullit e Kosovës.
Një këndvështrim tjetër politiko luftarak po lindte dhe u paraqit me vizion katapultues prej një figurë të re politike e të lëvizjes, promotor i çlirimit luftarak të Kosovës dhe lider i krijimit të vlerave unike politike të shtet krijimit dhe shtet ndërtimit të Kosovës, i afirmimit ndërkombëtarë dhe zgjerimit të dimensioneve politike dhe ekonomike në relacionet brenda dhe jashtë vendit, pra një unifikues i spektrit politik në prag të pavarësisë dhe ruajtësi i kolapsit institucional në krizën aktuale politike, një vizionar i daljes prej saj, i cili tani më po ridimenzionohet fuqishëm gjithnjë e më shumë në autoritetin e plotë politik brenda partiak dhe institucional në Kosovë. Ky është kryeministri aktual dhe lideri i pakontestuar i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili arriti të dëshmoj përgjegjshmërinë në besimin e dhënë dhe autoritetin e liderit unik të PDK-së edhe në kongresin e pestë të partisë.
Përderisa ish parteri i saj LDK-ja në vijimësi po ballafaqohet me skenarë të njëpasnjëshme me iniciativa dhe lëvizje brenda këtij subjekti politik si pasoj e mungesës së vizionit të autoritetit politik të Dr. Fatmir Sejdiut, situata ka evoluar deri në atë shkallë sa që brenda vetes të krijohen iluzione – koalicione “rugoviane e bukoshiane” apo fraksioni i mbijetesës së “Lajqëve” me pozicione të padefinuara politike dhe zërat e fuqishëm për hyjninë apostolike të njohur si Isa “shpëtimtari” mbishkrimet e të cilit janë në lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe me gjithë këtë situatë kaotike politike, partia e LDK-së po shkon drejtë “dallgëve të mbytjes kolektive”.
Rënia dhe ngritja politike – dy shembuj krahasues të autoritetit të ushtrimit të profesionit në politikë
Përderisa ish presidenti Sejdiu tentonte jo ligjërisht të ruante autoritetin politik brenda subjektit të tij politik të LDK-së, ai kishte harruar se nuk ia lejonte këtë të drejtë Kushtetuta dhe si pasojë e tentimit të ruajtjes së autoritetit të paligjshëm politik u detyrua të dorëhiqet dhe gjithçka tutje të shkonte drejt degradencës politike. Subjekti tjetër politik i PDK-së, autoriteti i së cilës nuk kishte vakum dhe sanksione ligjore të ushtrimit të dy pozicioneve partiake apo institucionale ishte favor politik i liderit Thaçi, e që ai lirisht mund të të ushtronte dykuptimësinë organike të misionit të tij qoftë partiak dhe qeveritar.
Karakteristikë tjetër e favoreve dhe disfavoreve politike pothuajse të të dy subjektet politike i karakterizon e gjithë situata politike që nga fillimi i “dashurisë së parë”, nga “urrejtja ekstreme” nga e kaluara historiko – politike mes tyre etj. Për shumë kë, atë botë ishte i shokuar lajmi se jeta politike dhe institucionale do t’i besohej një armiqësie ekstreme, por si duket figurativisht dominimi politik sipas parimit “seks pa dashuri” doemos duhet të përfundonte kësisoj. Lideri i PDK-së e ka kultivuar mirë konceptin politik të të “bërit seks pa rënë në dashuri”, pra ka shfrytëzuar potencialin kulitativo elektoral dhe sasior të LDK-së në të mirë të arritjeve për Kosovën, andaj edhe kjo formë e vigjilencës së tij edhe pse e dhimbsur aso kohe kishte avantazhet politike për Kosovën dhe tash për PDK-në.
LDK dhe PDK janë dy shembujt më interesant të krahasimit të rënies dhe ngritjes së liderëve dhe subjektit politik si rezultat i ushtrimit apo mosushtrimit të autoritetit politik. Rrugëtimi i tyre fillimisht si tepër armiqësor, tutje i përbashkët politik dhe së fundi divorci i një dashurie të rreme politike, krijoj situata të tentimit të parapolitikës që fituesi i kësaj loje politike po rikualifikohet gjithnjë e më shumë si; politika unifikuese dhe jo ç’orientuese, ruajtëse të institucioneve dhe jo shantazhuesi i tyre, politika serioze institucionaliste dhe jo politika të parallogarive të ngushta partiake. Pra gjithnjë e më shumë po kultivohet “autoriteti i ngritjes politike” kundrejt rënies së degradimit politik të ish partnerit politik.
Rënia dhe ngritja janë dy koncepte diametralisht të kundërta dhe në politikë kualifikohet si domosdoshmëria e pranimit të “fatit në fat apo në fatkeqësi”, por për pasojat e së cilës doemos duhej të kishte një adresë politike me këtë rast. Pa mëdyshje adresa politike e ngritjes apo rënies nuk është mistike apo e pa njohur më për qytetarin dhe votuesin e ardhshëm. Shumë zëra dhe figura politike nga dekadenca politike e krijuar që ka përfshirë sindroma e papërgjegjësisë dhe pavetëdijes politike “vendim pas vendimit” në LDK, janë duke shqyrtuar seriozisht vazhdimin me të apo aderimin drejt unifikimit, ngritjeve të autoritetit politik. Së fundi “autoriteti politik” apo rënia dhe ngritja janë e drejta e përgjegjësisë ekskluzive të drejtuesve lider të subjekteve në analizën time të shkurtër e cila si e tillë ka patur për bazë aspektin krahasimor politik të efekteve të rënies së padëshiruar dhe ngritjes së merituar.
(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet master në UEJL – së në Shkencat Politike)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?