LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia e informimit mbi çështjet mjedisore

“Informata është Fuqi”. Duke ju referuar kësaj thënie të famshme për informacionin si një nevojë për individin dhe shoqërinë që të jetë e informuar për çdo veprim që prek drejtpërdrejt interesat e tyre, me poshtë do të përpiqem të sqaroj rëndësinë e informimit mbi çështjet që kanë të bëjnë më mjedisin.

Mjedisi sot parqet një sfide më të cilën ballafaqohet i gjithë globi, edhe shtetet e zhvilluara edhe shtetet ne zhvillim, andaj qasja në informacionin mjedisor është i një rëndësie të veçantë. Duke ju referuar të dhënave që posedon Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit: Korporata Energjetike e Kosovës me lirimin e gazrave helmuese i tejkalon normat e lejuara evropiane, Kosova A i tejkalon këto norma 4-6 herë, ndërsa Kosova B deri ne 3 herë. Deri sa në anën tjetër ekspertë të çështjeve mjedisore deklarojnë së ndotja e shkaktuar nga Ferronikeli është edhe më e dëmshme se ajo e KEK-ut, sepse aty lirohen metale me efekt shumë negativ për shëndetin e qytetareve.


Andaj e drejta për tu informuar lidhur me çështjet mjedisore, tashme është e njohur gjerësisht jo vetëm si një e drejtë juridike dhe kushtuese e cila forcon rolin e qytetarëve që duke qenë të informuar të ndikojnë në vendimmarrje kur është ne pyetje mjedisi si një komponent jetike për jetën e tyre, por si e tille ka një rol vendimtar edhe në mbrojtjen e tij. Kjo e drejtë juridike është fundamentale për funksionimin e një sistemi demokratik dhe është e rregulluar me kushtetute dhe legjislacion nacional të shume shteteve dhe po ashtu më konventa ndërkombëtare dhe direktiva të BE-së.

Nga shumë ekspertë të kësaj çështjeje, kjo e drejtë është përshkruar si një “Rreze Dielli” e cila i mundëson shoqërisë që ta mbaje qeverinë dhe administratën shtetërore të përgjegjshme për veprimet e tyre ne lidhje me projektet dhe hapat që ndërmarrën në sferën e mjedisit. Në Kosovë e drejta për të dhënë dhe pranuar informata lidhur më mjedisin është e rregulluar edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, gjegjësisht me nenin 52.

Neni 52 (2) “ Institucionet e pushtetit publik angazhohen për t`i garantuar secilit mundësinë që të ndikoj në vendimet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor ku ai/ajo jeton”.

Kushtetuta ua garanton qartësisht qytetareve të Republikës së Kosovës ketë të drejte për të qenë pjese e vendimeve në zhvillimin e projekteve mjedisore të cilat janë të rëndësisë ekonomike, shëndetësore dhe kulturore.

Po ashtu edhe LIGJI PËR QASJE NË DOKUMENTET ZYRTARE dhe LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT ua mundësojnë që të kenë qasje në informacion, e sidomos në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit janë të inkorporuar edhe disa parime të Konventës së Arhus (Kjo Konventë është nënshkruar me 1998 dhe është hyre në fuqi në 2001) si një dokument ndërkombëtar që garanton pjesëmarrjen e qytetareve në të gjitha fazat e zhvillimeve mjedisore, madje kjo konventë shkon edhe më tutje duke ua dhënë të drejtë qytetarëve që ti drejtohen edhe Gjykatës në rast së nuk respektohet ajo.

Duke qenë të vetëdijshëm për rendësin që ka mjedisi në të cilin jetojmë dhe gjithë ajo që na rrethon, tani kur Ne si shtet i ri po kalojmë nëpër një faze jo të kënaqshme të zhvillimit ekonomik, duhet të jemi mëse të informuar për hapat që do të merren edhe në këtë kënd të trekëndëshit që paraqet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, e gjithë kjo do të krijonte një mjedis më të mire më të favorshëm dhe mbi të gjithë së paku në ketë sferë pasardhësit tone nuk do të na gjykonin për veprime jo të duhura.

Ndotja që po shkakton Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në disa pjesë të Kosovës, problemet dhe shqetësimet e banorëve të Drenasit për lirimin e ndotjes nga Ferronikeli, ndërtimi i termocentralit Kosova e Re dhe projektet e tjera zhvillimore në këtë fushe, duhet të jenë preokupim i të gjithë qytetareve të Kosovës, andaj shpresoj dhe besoj në vullnetin e mirë të Qeverisë, të treguar edhe më herët nga disa iniciativa të saj për zgjerimin e hapësirave të gjelbëruar që së bashku më qytetaret duke qenë pjesëmarrës në këto procese të vendimeve përmes debateve publike dhe të hapura por edhe transparente lidhur me projektet e mëdha që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve dhe në ardhmërinë e mjedisit do të merren vendimet e duhura për të zhvilluar një jetë më cilësore, ashtu që të gjitha këto veprime do të duhej të bëhen pjesë e strategjisë për zhvillim të gjithmbarshëm, duke u fokusuar në një rritje ekonomike kualitative e jo vetëm në rritje kuantitative të faktorëve makroekonomikë.

(Autori i vazhdon studimet Master për Menaxhim Mjedisi në Estoni)