LAJMI I FUNDIT:

Rekordmeni i Guinnessit do t’ua jap dorën njerëzve për 24 orë rresht

Rekordmeni i Guinnessit do t’ua jap dorën njerëzve për 24 orë rresht

Alastair Galpin (30) nga Zelanda e Re, i lindur në Afrikën e Jugut dhe kolegu i tij Bob Purdon garojnë kundër qifteve tjera në përpjekje për ta thyer rekordin e përshëndetjes me shtrëngim duarsh më të gjatë në botë. Kjo garë mbahet në New York në qiellin e hapur.

Alastair Galpin mban 38 rekorde botërorë shumica e të cilave shumë të çuditshme. Për shembull ai është më i shpejti në botë për qërimin e kivit, pështynë më së largu monedhat dhe bombonat prej çokollatë Maltesers dhe shtyn më së largu me frymë tapën e shampanjës.

Rekordin më të vështirë që e ka thyer deri më tash është dhënia e më së tepërmi intervistave në radio nga një kafaz ku qëndroi i mbyllur për tri ditë rresht. Falë koleksionit personal të rekordeve, Guinness ka organizuar një fluturim me aeroplan për Galpinin për të marrë pjesë në garën për kampionin e botës në përshëndetjen dora-dore.

Rregullat e garës janë të thjeshta. Dy kolegë duhet të bëjnë gjithçka të kapur dorë për dore për të thyer rekordin, përfshirë këtu edhe ngrënien, fjetjen dhe të shkojnë ashtu dorë për dore edhe në tualet.


Derisa lexoni këtë tekst, shtrëngimi i dorës ka mbi dhjetë orë që ka filluar dhe ende nuk dihet nëse do të thyhet rekordi i ri dhe kush do ta arrij këtë. /Telegrafi/