LAJMI I FUNDIT:

Rekordere në të puthur

Rekordere në të puthur

Ruth Reynolds zyrtarisht është bërë femra që puth më së shpejti në botë. Ajo për gjithsej gjysmë minute ka arritur të puth hiq më pak se 42 meshkuj, të cilët me durim kanë qëndruar në radhë.

Kjo 24-vjeçare ka mbledhur dhjetëra vullnetarë të cilët kanë qenë të gatshëm të pranojnë puthje në gojë.

Ajo pa ndonjë problem e ka thyer rekordin e mëhershëm të udhëheqëses televizive gjermane, e cila brenda një minute ka puthur vetëm 36 meshkuj.

Gjatë thyerjes së këtij rekordi, të mbajtur në një qendër tregtare të Londrës, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness.


”Ka qenë kënaqësi. Kam puthur më shumë meshkuj brenda gjysmë minute sesa gjatë tërë jetës sime”, ka zbuluar Ruth.