LAJMI I FUNDIT:

Rekomandime për më shumë siguri te shoferët e rinj

Rekomandime për më shumë siguri te shoferët e rinj

Javën e kaluar instituti i sigurisë ‘Highway Safety’ ka shpalosur rekomandimet e automjeteve për shoferët e rinj. Ky institut ka treguar se shumica e shoferëve të rinj zgjedhin veturat e vogla dhe të vjetra.

Rreth 80 për qind e prindërve blejnë vetura të vogla dhe të vjetra për fëmijët e tyre dhe jo gjithmonë për shkak të kushteve financiare, por si pasojë e kërkesave të shoferëve të rinj.

IIHS ka anketuar shoferët e rinj të plagosur në aksidente trafiku, dhe ka konstatuar se 29 për qind e tyre ishin duke vozitur vetura të vogla dhe 82 për qind me vetura më të vjetra se gjashtë vite.


IIHS bëri disa sugjerime për prindërit në raport me shoferët e rinj.

1. Shoferët e rinj duhet të qëndrojnë sa me larg automjeteve me shumë kalëfuqi.

2. Rekomandohen automjete më të rënda dhe më të sigurta.

3. Kontrolli elektrik për stabilitetin e mjetit është i domosdoshëm.

Sugjerime të mira këto, por jo të gjithë prindërit kanë mundësi t’i pajisin fëmijët e tyre me makina të reja dhe të sigurta. Për këtë arsye IIHS ka bërë një përzgjedhje të automjeteve që kushtojnë më pak se 20.000 dollarë, dhe një tjetër të atyre që kushtojnë me pak se 10.000 dollarë.

Lista e automjeteve të përdorura nën 20.000 dollarë: Saab 9-5, Lincoln MKS dhe Buck Regal – për kategorinë e madhe; Toyota Pryus, Mercedes C-Class dhe Honda Accord – për kategorinë e mesme; Honda CR-V, Kia Sportage dhe Hyundai Tucson – për kategorinë SUV te vegjël; Volvo XC60, Saab 9-4, Toyota Highlander – në kategorinë SUV të mesëm.

Automjetet e përdorura nën 10.000 dollarë: Acura Europa, Mercury Sable, Subaru Legacy, BMW 3-series, Nissan Rogue, Mazda CX-9 dhe VË Routan.

Fundja edhe automjeti më i mirë nuk është i sigurt në duart e një shoferi të papërgatitur.