LAJMI I FUNDIT:

Reklamat më të këqija në vitin 2010

Reklamat më të këqija në vitin 2010

Ashtu si edhe vitin e kaluar, është kryer një anketë në mostrën prej 1000 britanikëve për të mësuar se cila reklamë i ka nervozuar ata më së tepërmi.

Dhe mu ashtu si edhe vitin e kaluar, në maje të listës është “këngëtari trashaluq i operës” Gio Compario i cili paraqitet në materialin promovues të faqes së internetit “GoCompare”. 59 për qind e britanikëve nervozohen sa herë ta shohin reklamën e “GioCompario” gjatë emisioneve televizive.

Muzikën që përcjellë reklamën e faqes së internetit “Webuyanycar.com” e urrejnë 48 e të anketuarve, derisa 42 për qind nuk mund ta paramendojnë aktorin britanik Billy Murray duke reklamuar për firmën “Injurylaëyers4U.co.uk”.

Ndër reklamat tjera të cilat britanikët s’mund t’i durojnë gjenden edhe reklama e L’oreal me Cheryl Cole si dhe reklamat e firmave “CashMyGold.com.co.uk”, “Halifax”, “Foxy Bingo”, “Nintendo”, “Moonpig.com”, “Moneysupermarket.com” dhe “Microsoft”. /Telegrafi/