LAJMI I FUNDIT:

Reklama e ndaluar e Diesel

Reklama e ndaluar e Diesel

Agjencia britanike për mbikëqyrjen e reklamave ndaloi dy afishe të firmës së njohur të veshjeve Diesel me moton “Be Stupid”.

Në njërën prej këtyre shihet një vajzë duke fotografuar veten ndërmjet këmbëve, ndërsa në tjetrën shihet duke ekspozuar gjinjtë para kamerës së sigurimit. Të dyja pllakatet bartin edhe porosinë: “Të mençurit ndoshta kanë tru, por budallenjtë kanë koqe”.

Fushata kishte filluar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa pllakatet e lartpërmendura deri më tash janë publikuar nëpër revista të ndryshme prestigjioze. Britanikët i ndaluan ato pas ankesave të qytetarëve. /Telegrafi/